• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotot/ Rama inspekton shëtitoren e Tamarës

by A R
17/09/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tamara është një nga perlat e Alpeve shqiptare. Ajo po kthehet në burimin më të fuqishëm ekonomik për 2 mijë banorët e saj dhe një aset i çmuar i turizmit kombëtar. Tamara ishte ndalesa e parë e Kryeministrit Edi Rama në Malësinë e Kelmendit.

Deri para shtrirjes atje të Programit të Rilindjes Urbane, ajo çka prezantonte Tamara ishte një mrekulli natyrore, por njëherësh, dëshmi e harresës përmbi dy dekada dhe mungesës së vizionit për ta zhvilluar si të tillë. Sot, Tamara ka një shëtitore të re, e shtrirë në 5 mijë m2 përgjatë lumit Cem, është bërë rikonstruksioni i çative dhe është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër, si dhe është bërë mbjellja e pemëve përreth shëtitores. Investimi prej 56 milionë lekë gërsheton peizazhin natyror me karakteristikat alpine të zonës. Aktualisht po punohet për vendosjen e sistemit të ndriçimit, i cili do të jetë në tokë dhe nën strehën e çative, si dhe gjatë shëtitores.

Kryeministri Rama nënvizoi se qeveria ka një projekt të qartë për turizmin në këto treva. Vetëm nga ndërtimi i rrugës dhe ndërhyrjet e bëra në Tamarë, impakti ka qenë i menjëhershëm, me shumëfishim të fluksit të vizitorëve. Rilindja Urbane i ka rikthyer Tamarës dhe familjeve të saj shpresën për t’i shndërruar bukuritë natyrore në pasuri për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

* * *

Vermoshi është një tjetër pikë e atraksionit turistik malor të Shqipërisë. Por ndonëse rruga ka gjatësi vetëm 70 kilometra, për të shkuar nga Kopliku në Shkodër në Vermosh duheshin rreth katër orë udhëtim i lodhshëm. Pas ndërtimit të rrugës deri në Tamarë, aktualisht po punohet për lotin e dytë të rrugës, nga Tamara në Vermosh. Me përfundimin edhe të këtij segmenti, deri në Vermosh do të mund të shkohet në më pak se 90 minuta, nëpër një rrugë mbresëlënëse. Nga ballkonet panoramike të projektuara përgjatë gjithë itinerarit mund të shijosh bukuritë natyrore të Malësisë së Kelmendit, shoqëruar me informacion mbi gjeografinë, historinë dhe kulturën e kësaj treve.

“E gjithë rruga është e shoqëruar nga këto elemente turistikë dhe është një e re që sjellim në të gjithë zhvillimin e zonës. Ka disa ndalesa, disa pika panoramike dhe çdo turist vjen vetëm për të parë qendrat që kemi ristrukturuar dhe të Tamarës dhe të Vermoshit që po bëjmë, njëkohësisht mund të ndalojë dhe të marri një imakt shumë të mirë të historikut dhe të kulturës së vendit dhe bukurive natyrore,” – tha Benet Beci, Drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, përmes të cilës është financuar projekti.

Një projekt, e cilësoi Kryeministri, që integron shumë elementë që rrisin ofertën turistike dhe zhvillimin ekonomik të trevës dhe atë kombëtare. Ndërtimi i rrugës deri në Tamarë solli një shumëfishim të numrit të turistëve, çka pritet të ndodhë edhe në Vermosh me përfundimin e të gjithë rrugës.

“Në një total të projektit rreth 70 kilometra dhe faktikisht, nga 3 orë e gjysmë – 4 orë duhej të shkoje nga qendra e Bashkisë së re të Malësisë së Madhe në Koplik deri në Vermosh, rruga bëhet pak a shumë 90 minuta. Kjo na jep një dorë të madhe, për të vazhduar me projektin e zhvillimit të turizmit këtu, që siç e kemi parë nga ndërhyrjet e bëra deri tani gjatë segmentit që përfunduam dhe ndërhyrja e bërë në Tamarë, impaktin e ka të menjëhershëm me një rritje disafish të fluksit. Shoqëruar kjo edhe me ndërhyrje të tjera, qoftë të shtetit, qoftë nga sipërmarrja private, unë jam i bindur që në harkun e 5 viteve, kjo zonë do të jetë një zonë tërësisht e transformuar në pikëpamje të impaktit në sektorin e turizmit dhe në ekonominë kombëtare. Vit pas viti ka filluar të ndihet që tani, familjet do të fillojnë të marrin frymë ekonomikisht për shkak të fluksit të turistëve. Duke rritur fluksin e turistëve është e qartë që duhet t’i përgjigjemi edhe me infrastrukturë të re, të zhvilluar, nga sipërmarrja private, sepse kapacitetet akomoduese të zonës ekzistuese si hoteleri shtëpiake nuk janë absolutisht të mjaftueshme për atë që presim nga plani jonë i zhvillimit.”

Edhe në Vermosh do të shtrihet projekti i Rilindjes Urbane. Në bisedë me drejtues vendorë, Kryeministri nënvizoi që duhet të vlerësohen dhe merret në konsideratë çdo element i zonës që maksimizon impaktin që projekti duhet të ketë në rritjen e turizmit dhe zhvillimit të ekonomisë familjare.

29107026883_d7c492e0cf_o29107176333_56acf08ee3_o29688947376_e5094a0bbe_o

Next Post
Mediat e huaja: Mbërrijnë 155 muxhahedinë në Shqipëri, lëvizja mbahet sekret

Muxhahedinët/ Irani: Shqipëria në prag lufte, politikanët i'u shitën Amerikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In