Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot në ambjentet e ministrisë së Brendshme Sandër Leshajn, i cili mori sot detyrën e zëvendës ministrit, por që do të këtë kompetencat e plota të ministrit.
Ndërkohë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Ramën dhe Lleshajn i priste ish ministri tashmë i dorëhequr Fatimir Xhafa.
Fill pas takimit që patën në zyrën e ministrit, kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambjentet e ministrisë i shoqëruar nga Fatimir Xhafaj.
Ata ecën krah njëri tjetrit deri tek makinat e tyre, por nuk dhanë ndonjë prononcim për median.
Ndërkaq emërimi i Gjeneral Sandër Lleshit si zv/ministër i Brendshëm dhe jo ministër erdhi si pasojë e refuzimit të dekretimit nga ana e Presidentit Ilir Meta me argumentimin se Lleshaj ishte figurë e papërshtatshme