Çifti më i përfolur i momentit, modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma kanë nisur pushimet. Pas gjithë aludimeve për një lidhjen e tyre, dyshja kanë bërë gjithçka publike dhe modelja ka ndarë disa momente nga pushimet në plazh, ku nuk mungojnë as puthjet e përqafimet.
Ka qenë modelja e cila ka ndarë disa foto, ku duket e veshur me rroba banje pink, ndërsa kanë zgjedhur një skaf për t’u arratisur dhe për të kaluar pak kohë së bashku larg përditshmërisë.
Kujtojmë se romanca mes tyre u zbulua pak ditë më parë. Ishte reperi ai i cili postoi një foto duke u puthur me Jorin, e cila ishte me shpinë.
Më pas, reperi pranoi para të gjithëve se e dashura e tij është shqiptare, duke konfirmuar lajmet. E që nga ajo ditë, dyshja nuk kanë ndaluar me postimet për njëri-tjetrin.