Protestë e heshtur, lot, dhimbje e nëna me të zeza. Me mesazhin “Na siguroni jetën”, familjarë, miq e shok të Kristi Panajotit që humbi jetën në aksidentin në Lungomare, kanë protestuar sot paqësisht, duke iu drejtuar me apel shtetit dhe institucioneve përgjegjëse.
Të mbledhur bashkë ata kanë protestuar heshtur nga Skela drejt Bashkisë së qytetit, duke kërkuar drejtësi, garanci për jetën e tyre dhe të fëmijëve./Panorama/a.m.