• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Protestat në Francë, policia dhe ushtria e “blindojnë” Parisin

by Java News
23/03/2019 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra protestues janë duke marrë pjesë në protestat e radhës në Francë kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron. Autoritetet e sigurisë i kanë angazhuar mijëra policë dhe ushtarë. Pjesa më e madhe e tyre do të patrullojë në Paris. Qeveria është zotuar se nuk do ta lejojë përsëritjen e skenave të dhunës nga protestat e javës së kaluar. Dhjetëra automjete të policisë, përfshirë kamionët e blinduar dhe hedhësit e topave të ujit, janë parë në qendër të Parisit, ndërsa policët i kanë kontrolluar qeset e qytetarëve dhe kanë patrulluar pranë dyqaneve. Autoritetet e kanë shpallur të ndaluar mbajtjen e protestave në pjesën më të madhe të perëndimit të qytetit, ku javën e kaluar kishte dhunë dhe dëme materiale në dyqane e restorante.

Dje, guvernatori ushtarak i Parisit, Gjenerali Bruno Leray, deklaroi se ushtarët kanë të drejtë të gjuajnë me armë zjarri në rast se rrezikohet jeta e njerëzve nga protestuesit e dhunshëm.

Kjo deklaratë është kritikuar ashpër nga partitë opozitare, të cilat e kanë akuzuar qeverinë se po luan me zjarr. Sidoqoftë, presidenti Macron ka thënë se ushtarët nuk do të detyrohen t’i drejtojnë armët drejt protestuesve.

“Jelekverdhët” kanë bërë thirrje që protesta në Paris të mbahet në pjesë të tjera të qytetit, përfshirë sheshin “Trocadero”, përballë Kullës së Eiffelit, ndonëse kjo zonë ka qenë e qetë në mëngjesin e së shtunës.

Sidoqoftë, bankat dhe shumë biznese tjera kanë qëndruar të mbyllura në disa pjesë të qytetit. Pronarët e bizneseve kanë vendosur mbrojtëse druri në dritaret e lokaleve të tyre nga protestuesit e dhunshëm.

Përpos në Paris, zyrtarët francezë e kanë ndaluar mbajtjen e protestave edhe në Tolouse, Bordeaux, Dijon, Rennes dhe Nice, ku presidenti kinez, Xi Jinping, do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, shkruan “Daily Mail”.

/a.meta

Next Post
Fier/ Aksidentohet me frezë duke punuar tokën, vdes 62-vjeçari

Fier/ Aksidentohet me frezë duke punuar tokën, vdes 62-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In