• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Projektet për kryeqendrën e Veriut, Benet Beci: Ja si do jetë hyrja e Shkodrës, kartolina europiane e Shqipërisë

by Java News
22/04/2023 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Socialise për Shkodrën, Benet Beci, ka nisur të publikojë në facebook projektet strategjike që sipas tij, janë zemra e programit të detajuar për transformimin e Shkodrës.

Beci ndalet në projektin për krijimin e një parku buzë Bunës që do të krijojë parkun më të madh çlodhës dhe argëtues në Shkodër por dhe hyrjen e Shkodres!

Postimi nga Benet Beci

Duke nisur prej sot, do të bëj publike një grup projektesh strategjike, të cilat janë zemra e programit tim të detajuar për transformimin e Shkodrës.

Ballinën ujore të Shkodrës me urën e Bunës, Pazarin dhe portin në Bunë shpeshherë e gjejmë në kartolina të vjetra me mbishkrimin “Kujtim nga Shqipnia”. Kjo zonë është gjithmonë në kujtimet e udhëtarëve nëpër shekuj si një ndër vendet më të rëndësishme simbolikisht por edhe ekonomikisht të Shqipërisë. Hyrja e Shkodrës sot, megjithëse ndër më të bukurat në Europë të jep një përshtypje jo të mirë mes trafikut, kaosit urban dhe projekteve publike të konceptuara e ndërtuara keq.

Para dy vitesh u bashkova me kauzën e ngritur në protestat shumë të drejta të shoqërisë civile dhe komunitetit Shkodran për ndalimin e punës për lotin e dytë të bypassit, i njohur më mirë si ai grumbulli i zhavorrit që pengon marrëdhënien shekullore mes qytetit e liqenit. Pas shumë përpjekjesh në fund të vitit 2021 u arrit ndalimi i këtij investimi dhe filloi angazhimi i studiove të njohura arkitekturore dhe inxhinierike ndërkombëtare dhe vendore për një zgjidhje afatgjatë, estetike dhe funksionale në shërbim të qytetarëve shkodrane. Mendoj se ia kemi arritur të kemi një projekt të jashtëzakonshëm që do të jetë guri i themelit të transformimit të Shkodrës.

Projekti është përgatitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë shqiptare dhe është gati për zbatim.

Projekti përfshin krijimin e një parku buzë Bunës e cila do të krijojë parkun më të madh çlodhës dhe argëtues në Shkodër. Parku , përveçse në lulishten e vjetër do të shtrihet edhe në zonën mes dy bypasseve (Lot 1 dhe 2) duke krijuar një Koncept të ri të një parku sportiv e funksionesh të tjera rekreative që bashkëjeton me përmbytjet sezonale kur ngrihet niveli I Liqenit në dimër.

Parku do të jetë një mushkëri e qyteti plot me gjelbërim me një sipërfaqe prej rreth 18 hektarë dhe do të krijoje një marrëdhënie të re mes qytetit e liqenit si një bashkëjetesë ekologjike e në respekt të vlerave mjedisore; Një rrjet rrugësh e rrugicash për këmbësorë e biçikleta që lidhin natyrën me rrugë panoramike; një vendtakim të jashtëzakonshëm për evente publike; portin pranë urës së Bunës si një pol turistik për lundrimin e Bunës dhe liqenit dhe një muze si tribut për të shkuarën e Shkodrës.

Ky projekt përfshin edhe zgjerimin e rrugës nga Harku I Bërdicës tek Ura e Bahcallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi. Projekti do të japë edhe zgjidhjen e qarkullimit në kryqëzimet dhe në rrjedhshmërinë e trafikut nga Ura e Bahcallëkut tek rreth rrotullimi I bypass-it të ri drejt kryqëzimit në Xhabije. Do të krijojë një qarkullim normal për makinat, transportin publik dhe veçanërisht këmbësorët dhe biçikletat për të arritur në mënyrë komode një nga zonat më të bukura të qytetit tonë./m.j

Next Post
Berisha kërcënon Ramën, nga Saranda: Pas 14 majit i ke ditët e numëruara, do të ndjekësh fatin e…!

Berisha kërcënon Ramën, nga Saranda: Pas 14 majit i ke ditët e numëruara, do të ndjekësh fatin e...!

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    Projektet e Becit jane fantastike ,dukei kthyer Shkodres shkelqimin qe neriton si djep i kultures shqiptare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In