• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Presidenti Begaj në Vaun e Dejës: Bizneset familjare po shndërrohen në sipërmarrje

by Java News
27/10/2023 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi këtë të premte një vizitë në bashkinë e Vaut të Dejës, ku takoi disa sipërmarrës që kanë vendosur t’i investojnë të ardhurat e tyre në këtë bashki.

Kreu i shtetit vlerësoi se modelet e biznesit familjar po shndërrohen në sipërmarrje të mëdha, falë rikthimit nga emigracioni të banorëve të kësaj zone. “Shqipëria ka nevojë dhe i ka mundësitë sot, që të investohet këtu”, u shpreh ai.

Presidenti Begaj zhvilloi takime me autoritetet lokale dhe sipërmarrës të zonës me të cilët bisedoi për projektet dhe zhvillimin që po i jep kësaj zone investimi në ngritjen e fermave blegtorale, agroturizmin dhe artizanatin.

Presidenti vlerësoi rikthimin nga emigracioni të banorëve të kësaj zone dhe investimin e kursimeve të tyre për hapjen e bizneseve që ndikojnë në rritjen e mirëqëniez ekonomike në këtë bashki. Presidenti Begaj vizitoi fermën blegtorale të familjes Gjondrekaj, në Bushat, e cila me investimin e kursimeve nga emigracioni dhe me mbështetjen e programit “IPARD II” arrin të furnizojë konsumatorët me produkte me cilësi të lartë falë teknologjisë së aplikuar.

Gjatë vizitës në një nga punishtet artizanale të hapura në Vaun e Dejës, Presidenti Begaj u njoh me iniciativën e ndërmarrë para 10 vitesh nga endësja Meliha Zyberi e cila sot ka punësuar shumë gra të zonës dhe është një ndër zonjat që punon për ta përcjellë traditën etnokulturore te brezi i ri.

“Gardenland Agroturizëm Nana e Madhe”, ishte ndalesa tjetër e Presidentit Begaj në Bashkinë e Vaut të Dejës, i cili nga një restorant i vogël është shndërruar në një kompleks turistik i kompletuar me ekonomi ndihmëse ku përfshihen sera dhe mbarështimi i shpendëve shtëpiake./m.j

Next Post
“Do ta marrin…”/ Spahiu zbulon se çfarë do ndodhë me Berishën nëse nuk paraqitet nesër në Prokurori

Kreshnik Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In