• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Policia zbulon 500 kg kanabis në Vlorë, kishin si destinacion Italinë

by Java News
11/01/2017 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 500 kg kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Droga e gjetur nga policia kufitare Delta Force, ishte pjesë e operacionit të përbashkët të zhvilluar me policinë italiane ku u sekuestrua një skaf me 1.9 ton lëndë narkotike kanabis sativa si dhe u arrestuan dy skafistë, një vlonjat dhe një shtetas italian.

Rreth orës 13:30 të ditës së sotme, ekipi i Delta Force, gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit në vendin e quajtur “Plazhi i Dafinës” gjeti 17 pako në brendësi të të cilave ndodheshin 500 kg kanabis.

Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues të Delta Forcë, ku dhe do kryhet peshimi i saj, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë po kryhen veprimet e mëtejshme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Vlorë.

Operacioni i parë
Afro 2 tonë marijuanë është sekuestruar në brigjet italiane të Pulgia-s. Sekuestrimi i drogës u bë nga Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Rreth 11 km në afërsi të Brindisit, pas informacioneve të marra nga policia shqiptare,  në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, Guarda di Finanza në Puglia ndaloi një skaf me 2 motorë të fuqishëm.

Në bordin e tij ndodhej ngarkesa me rreth 1.9 ton kanabis. Nga aksioni policor u vunë në pranga një shqiptar dhe një italian, 25 vjeçari B. H., banues në Vlorë dhe D. P., 47 vjeç, banues në Brindisi.

ma.me

15978527_238745716551272_800696768_n15978849_238745776551266_1163905791_n

Next Post
Del për publikun vizatimi i rrallë i Da Vinçit me vlerë 15 milionë euro

Del për publikun vizatimi i rrallë i Da Vinçit me vlerë 15 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com