Opozita ka thirrur sot një protestë para Kryeministrisë. Por, një orë para protestës, kryeqytetasit janë shfaqur indiferentë. Para Kryeministrisë nuk ka asnjeri. Të vetmit që shfaqen, janë policët dhe snajperat e vendosur mbi godinat aty rrotull. Opozita shpreson që ta mbushë sheshin me protestues të mbledhur nga rrethet.