Një zjarr i madh ka përfshirë një tokë afër disa bizneseve në unazën veriore te qytetit të Korçës, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë, siç shihet nga fotot që sjell gazetarja Lorena Kodra në redaksinë e “BalkanWeb”.
Zjarri ka shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë dhe zjarrfikësve, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe izoluan flakët.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të disa bizneseve, kryesisht biznese që riparojnë makinat, por edhe në afërsi të një karburanti të braktisur.
Sipas policisë, e cila është në vendngjarje dhe po punon për rrethanat, zjarri ka qenë aksidental, një shkëndije elektrike e shkëputur nga stuhia që përfshiu juglindjen e vendit disa minuta më parë. BW