Historia e panjohur e peticionit të një grupi prej 162 të burgosurish politikë të rrethit të Vlorës, të cilët në 4 prill të vitit 1944, kanë botuar në faqet e një gazete një listë të gjatë me 105 persona, banues në Vlorë dhe 141 familje të tjera të shpërndara anë e mbanë vëndit, duke i konsideruar ata si autorët kryesorë të situatës tragjike që po kalonte Shqipëria asokohe. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve lokale dhe mbarë opinionit publik që të japin gjykimin e tyre për atë problem. Lista e emrave, nga familjet komuniste të Hysni Kapos, Manush Myftiut, Ibrahim Dervishit, Raman Parllakut etj, tek ato nacionaliste…?!
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
“Nuk jemi ne e keqja e këtij vendi dhe autorët e vërtetë të kësaj drame tragjike që po kalon Shqipëria sot. Ne s’jemi gjë tjetër veçse disa fatkeqë të mjerë që na kanë marrë në qafë të tjerë, duke na tërhequr si turma pas vetes, me qëllim për të mbushur xhepat e tyre”. Ky është mesazhi që përcjellin në peticionin e tyre një grup prej 162 të burgosurish politik nga burgu i Vlorës, të cilët më 4 prill të vitit 1944, i janë drejtuar mbarë opinionit publik me atë thirrje të botuar në një prej gazetave të kohës, (mungon faqja e parë e gazetës dhe kësisoj nuk kemi dijeni se cila gazetë është), ku kanë cilësuar me emra konkretë plot 105 familje vlonjate, banuese në atë qytet, si dhe 141 familje të tjera të shpërndara anë e mbanë vendit, që sipas tyre, janë autorët dhe aktorët e vërtetë të gjendjes së mjeruar ku ndodhet Shqipëria. Me anë të atij peticioni, ata i bëjnë thirrje autoriteteve lokale dhe ndërgjegjies së popullit që të shikohet problemi i tyre me qëllim që të vihet në vend e drejta dhe të ndëshkohen fajtorët e vërtetë të dramës tragjike që ka pllakosur vendin.
Në fund të asaj thirrje janë vënë emrat e 162 të burgosurve politikë që kanë nënshkruar peticionin i cili fillon me Nazmi Sinanin dhe mbaron me Yzeir Mehmetin. Nisur nga qëllimi i vetëm për të sjellë në kohë atë atmosferë që mbizotëronte në Shqipërinë e asaj kohe, po e publikojmë të plotë atë thirrje, (bashkë me faksimilet përkatëse) natyrisht, pa marrë përsipër të bëjmë konkluzione mbi vërtetësinë dhe pretendimet e autorëve të asaj letre.
Preçedenti në vitin 1994
Kjo histori e ndodhur në vitin e largët 1944, është përsëritur pikë për pikë plot 50 vjet më vonë, në 1994-ën, kur një grup të burgosurisht të Tiranës (Rep 313), (natyrisht jo politikë), me anë të një letre iu bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votonin projektin e kushtetutës në referendumin që po mbahej në nëntorin e atij viti?!
NE APEL RRETH SE VERTETES
Në ndërgjegjen e të ndershmëve autoriteteve lokale dhe popullit Vlonjat prej të arrestuarëve për faje politike në burgun e Vlorës.
Duke marrë parasysh proverbin e vjetër Shqiptar-kush e vuan po i varfëri-pra shtërngohemi me këtë apel të thërrasim botërisht dhe t’a lëmë të gjykohet prej autoriteteve lokale dhe prej opinionit publik se autorët dhe auktorët udhëheqës të kësaj drame tragjike masi ngritën në këmbë me propagandën e tyre popullin e varfër të ndodhur sot në mjerim duke i mbushur xhepat e tyre qysh nga data e ditur e 7 Prillit e deri më sot herë me franga shqiptare dhe herë me sterlina arit dhe tash pjesërisht gjetën përkrahjen dhe ndodhen të lirë dhe sehirxhinj në shumë qytete të Shqipërisë, dhe disa ndodhen në vende të ndryshme dhe pjesa tjetër ndodhet këndej jashtë me pushkë në dorë duke vepruar aktivitetin kondra Atdheut po me këtë klikë të brëndëshme dhe neve të mjerët që na kanë hequr si një turmë injorante pasi ndodhemi edhe në burgje si të rreshtuar si të dyshimtë për faje politike në dëm të Atdheut.
Nuk mundemi të durojmë më dot e të mos i themi se cilët janë këta dramatonë. Se të gjithë e dinë por s’ duan ta thonë se kanë përkrahje familjare dhe miqësore me njëri tjetrin. Qëndra e kësaj drame ka qenë në Vlorë, dhe ma kryesoret dhe kryesoret që kanë udhëhequr këtë dramë tragjike janë si ma poshtë:
Të ndodhur ende jashtë me pushkë në dorë:
1.Arshi Halili me djemtë e tij me dhëndurët e tij e Qarkun e famshëm
2 Hysni Kapua me gjithë familjen e tij shumica e katundit Tërbaç
3.Muhamet Bedini me gjithë familje e vëllezër
4.Faslli Jahua me gjithë familjen e vëllazërinë
5.Myqerem Hamzaraj me familje e qarqe mirënjohuri i 1932
6.Manush Myftiu me gjithë vëllezër e mbesa e motra e far e fis
7.Namik Xhafa me gjithë familje e far e fis
8.Skënder Xhelua me gjithë qarkun e vëllazërin
9.Rexhep Sulejmani me djal e vëlla e qarqet e tij
10.Bardhosh Halimi me gjithë vëllezër e lagjia e tij Hysaj (15 shtëpi)
11.Shaqo Derri me gjithë familjen dhe vëllezërit e tij
12.Riza Bej Taushani me gjithë partin e tij
13.Asllan Berdo me gjithë familje dhe qarqe të tij
14.Qazim Thanasi me gjithë familje dhe qarqe të tij
15.Hasan Pulua me gjith fis e familje
16.Ismail Mehmeti me gjithë far e fis e familje
17.Raman Perllak Hallvaxhiu me gjithë qarqe
18.Prof. Mihal Prifti me gjithë rreth e familje
19.Petro Koka me gjithë qarqe
20.Dr. Pavllo Pavlli me gjithë qarqe e familje
21.Dr. Brahim Dervishi me gjithë familje dhe vëllazërin
22.Liria Tol Arapi me gjithë atin dhe shoqet e saja
23.Bazo Gorishti me gjithë të bijën
24.Mafuz Laze Dano me gjithë familjen dhe vëllezërit e tij
- Veledin Kollozi me gjithë familjen dhe vëllezërit e tij
- Gjithë djemt e familja e Agron. Refat Haxhi Mustafaraj
- Beqir Velua me gjithë familjen dhe vëllezërit
- Ismail Kreshpa me gjithë partin e tij
- Jahja Hajredini me gjithë familjen dhe fare e fis e tij
- Sami Sulua me gjith farefisn e tij
- Murat Miftar Tërbaci me gjit farefisn e tij
- Ymer Mucua me gjithë familjen e tij
- Saliko Salua me shokët e miqt e tij
- Malo Beqari me gjithë shokët e tij
- Shaqo Delua me gjithë shoklët e tij
- Dervish Rakip Sadiku me gjithë taraf
- Salo Sulo Petoshati me gjithë shokë dhe fisin
- Isak japi me gjithë shokët e fisnin
- Lon Monja me gjithë farefis e fëmijët
- Të tre doktorët e Nartës me gjithë shokët e tyre
- Refat Bajrami me gjithë familjen dhe shokë
- Likë Alemi me gjithë shokët e tij
- Muco Maska me gjithë shokët e tij dhe persona të tjerë
Të ndodhur të lirë nëpër qytete të Shqipërisë
- Noter Abdyl Agalliu me gjithë familje e fis
- Dr. Sezai Agalliu me gjithë familje
- Novruz Bej Risilia me gjithë nipin Xhemal Xhemil Risilia
- Iljaz Mediu me gjithë familja e far e fis
- Dino Hasani me gjithë farefisin e tij
- Sulejman Kapo, i vëllai i të famshmit Hysni Kapo
- Hasan Ibrahimi me gjithë shokët e djemt e tij
- Kristaq Strati i famshëm me gjithë klikën e tij
- Djali i Jan Hondros me gjithë shokët e tij
- Djali i Llaq Bitrit me gjithë shokët e tij
- Ibrahim Abdullahu me gjithë qarqet e tij të njohur
- Aleko Bezhani më i famshmi i Vlorës me gjithë ca shokë
- I biri i Tol Arapit që ka të motrën Lirinë në mal
- Mahmut Mersini me gjithë rrethet dhe dhëndurët e tij
- Fiqiri Maliqi me gjithë rrethin e tij
- Thoma Niko Gjikondi me gjithë rrethin e famshëm të tij
- Lilia e Ali Dinos me gjithë partin e saj
- Nazmie Taushania me gjithë shoqet e saja
- Fatimeje e Bazo Gorishtit me gjithë fisin e saj
- Zonja e Refat Haxhi Mustafaraj me gjithë partin e saja
- Sadik Haxhiu me gjithë partin e tij
- Sheraf Danua me gjith partin e tij
- Shefit Llanua me gjithë shokët e tij
- Sherif Murat Kasapi me gjithë familje
- Gani Abazi me shokë
- Ibrahim Binua me gjithë shokë e vëllezër
- Ibrahim Aliu me gjithë shokë
- Fiqërete Gavnja me gjithë shoqe
- Të bijtë e Mustafa Cenos me shokë
- Bexhet Mersini me gjith shokë
- Cane Miftari me gjithë shokë
- Laver Muçua me shokë e vëllanë
- Elham e Fiqëri Hamzaraj me far e fisin
- Zini Hamzaraj i mirnjohuri i 1939 i Prillit të Zi me farefis
- Cupat e Agallive nga Vlora me shoqet
- Lutfie Duka me shoqet e saj
- Cupa e Perikli Gjikondit me shoqet e saja
- Dhimitër Pinguli me ortakët e tij
- Djali i Mit Stratit me qehajain e tij
- Lil Papai me partin e tij
- Vëllazëria Ndini me fisnin e tyre
- Vëllazëria Qazim Hamdi Krypa me qarkun e kat. Armen
- Djemt e Lllamb Cilit me partin e tyre në Korfuz
- Tafil Emini me shokët e tjerë
- Ylli Sadiri me shokët
- Nimet Borxhi me shokët
- Ymer Bush Kuçi me gjithë shokët
- Hasko Bejo me shokët
- Qefser Sali me shokë
- Abdi Zaimi me shokë
- Feride Kapllani me shoqet e saja
- Meto Velaj me shokët e tij
- Laver Hamiti me shokë
- Djemtë e Dhimitër Konomit me shokët e tyre
- Vasil Lina i halleve
- Siko Naqe e parti e derteve
- Epamindonda Bezhani me mëndje
- Qerim Gunabardhi i kripës së Armenit
- Bubi Çika mëndje hollë
- Goni Lina i halleve
- Spiro Nasi i Bardhit
- Aleks Balla i kasës
- Jan Furxhiu i ushqimit
- Pip Opingari i ndihmave
- Lil Doga i mbledhjeve
- Mihal Shyti i lagjes Llenxhinë
- Musa Jonuzi me nipërit e famshëm
- Gaqi Opingari i këpucëve
- Durim Dalani i kompromiseve
- Hamza Koka me çupat
- Ismet Hoxha rrënja e tyre
- Selim Bequa shpirti i tyre
- Mit Simoni i kafenesë
- Vasil Prifti i protogalleve
- Taq Poliçani i ixhateve
- Cac Mita i bukëve
- Lilo Palla dora besnike
- Jam Mandua i ndihmave
- Hafëz Qazim Ismail Vrenezi
- Nas Kraja i halleve
- Vasil Qilica i ushqimeve
- Veteriner Noçka i bisedave
- Halim Budua gjykatësi
- Zano Ademi i këpucëve
- Lloj Diamandi i Nartës
- Ali Baboçi me vëllanë spicern
- Tol Kedhi i miellit
- Vasil Spiro Konini i Peshkut
- Niko Spiceri (nuk lexohet dot)
- Koço Dhjaku (nul lexohet dot)
- Pesdhet partizanët e Nartës
- Karaq Këpucari i Himarës
- Kosta Ilia i rrotave
- Niko Iljadhi i lajmeve
- Leonidh Kuma i lajmeve
- Neki Xheneti (nuk lexohet dot)
- Dok. Gogo Koleka i depozitave
- Gjon Vukasni i depozitave
- Cac Matia i lajmeve
- Enver Kallajxhiu me çupat
- Dr. Shyqëri Çupisht i ilaçeve
- Prof. Oblideli i lajmeve
- Sipr. Hotel Tiranës i lajmeve
- Rustem Isifi mëshehjeve
- Fane Dhima i letrave me shumë të tjerë
Nga personat e internuar në vende të ndryshme
- Thoma Shyti
- Rapush Samarxhiu
- Tasi Gerveni
- Marko Dëma
- Baçe Mustafaraj
- Sinan Basha
- Panajot Konomi
- Safet Hoxha
- Maske Cane i atentateve
- Isa Hodo
- Mustafa Mustafaraj
- Suljman Mustafaraj
- Riza Aliu
- Bajram Duma
- Muço Rustemi
- Mustafa Ramadani i lajmeve
- Mujet Xhindi i kat. Armen
- Nako Qirko
- Vasil Papai
- Kristo Gjorgjo
- Hamdi Zoga i lajmeve
- Selfo Selimaj
- Namik Deraj
- Kozma Konomi
- Kajtas Maska
- Izet Mici
- Mulla Kadriu i famshëm me Kuranin
- Ismet Shabani
- Fehmi Bonjaku
- Zarif Xhindi
- Myzafer bejto
- Hulusi Zyberaj
- Feliq Zyberaj
- Beshir Hysenaj
- Hysen Rrapushi
- Ahmet Shehu
- Ferik Asllani
- Hasbi Sherifi
- Beqir Bani
- Hazbi Arapi
- Isa Xhaferri
- Shuaip Veli
- Rrapo Kita
- Hajrulla Rustemi
- Dr. Manol Manueli i Qëndrës
- Usta Nuredini i Këshillit
- Papa Ilia i famshëm i Ungjilliot
- Papa Isaja i famshëm me Ungjillin
- Gani Beqiri i lajmeve
- Aleks Qëndro
- Demir Bardhi i jatakëve
- Jot Profi
- Gor Stefani
- Kristaq Gjyli i mbledhjeve
- Qëndro Gerveni i urdhrave
- Kol Sopiqoti i Këshillit
- Bedri Agalliu
- Mustafa Tragjasi
- Dr. Vasil Dhimitri i Ambulancës
- Dule Metushi i Ambulancës
- Cane Ali
- Rasim Hamzaraj i mbledhjeve
- Perikli Papingji i ndihmave
- Vangjel Shkurti i lajmeve
- Rushit Muço i Hysni Kapos
- Sabri Ahmeti i Këshillit
- Niko Bezhani
- Koço Fandi i ndihmave
- Dr. Mihal Konomi i ndihmave
- Sezai Qemali i mëndjes
- Mit Strati i Korfuzit
- Prok. Jani Panajoti
- Spiro Suli i komploteve
- Dr. Lluka Dhimitri i Spilesë
- Maj. Engjëll Vasa i Rahman Parllakut
- Kap. Bajram Miftari i Rahman Parllakut
- Mulla Ejup Kondo i famshëm me kuran
- Mulla Qazim Kondo i famshëm me kuran
- Ali Sulo Demiraj i famshëm me kuran
- Mulla Sabri Hoxha i famshëm me kuran
- Prof. Piro Minga dhe vëllai
- Ismail Selfo llakatundi i Hysni Kapos
- Ali Çakërri i Arshi Halilit
- Hajredin selfo
- Beqir Sulo Agalliu e vëllai
- Mensur Mustafaraj me xhaxha
- Mahmut Sulo
- Jani Godi i Këshillit
- Lito Godi (nuk lexohet dot)
- Sami Imami (nuk lexohet dot)
- Vangjel Vasili
- Thoma Karagjozi
- Shemsi Ibrahim Abdullahu
- Isa Rapushi
- Isa Çakërri
- Mit Lilo
- Ratip Dervish e babai
- Elham Hasan Gega
- Sali (nuk lexohet mbiemri)
- Hetem Alushi
- Kol Papingji
- Abedin Bozheku
- Shyqëri Tare
- Tod Vlora
- Qerim Hasani
- Lil Lluka
- Myslym Gorishti
- Mehdi Musta
- Ali Dino
- Myzafer Velo
- Pino Papalilo i Qëndrës
- Qazim Pasho
- Dervish Troka
- Niko Kuri
- Lon Samarxhiu i Këshillave
- Aleks Deda i ndihmave
- Koço Nasho i Këshillit
- Shaban Dauti
- Llaq Bitri
- Sulo Gorishti
- Isuf Arifi i letrave
- Osman Rakipi
- Thanas Babe i lajmeve
- Dervish Isufi
- Kol Marina i ndihmave
- Mico Tërbaçi i atentateve
- Feriku i Lulishtes, Qëndra
- Shyqëriu i Shkollës
- (e grisur, nuk lexohet dot)
- Dr. Dogga Pavllo
- Lask Beqari
- Naun Përmeti i ndihmave
- Mihal Pema i ndihmave
- Faik Harruni
- Vehxhi Kollazi i lajmeve
- Izet Mehqemeja i parave
- Jani Vangjel Haxhistasa i parave
- Bedin Kasapi
- Maliq Mezini
- Shevqet Provimaj
- Ferrik Tahsim
Gjithashtu dhe shumë emra të tjerë që neve nuk ua dimë emrat. Ja tue qëndru kështu e vërteta, kështu neve të mjerët e pa përkrahje që kemi vuajtur si një turmë bagëtish pas ajkës së vendit dhe Zotnive dhe Zonjave të kësaj drame Kombëtare të cilët kanë përkrahjen e lihen të lirë dhe neve mbahemi në burg, këtë e lëmë ta gjykojë opinioni publik dhe të ndershmet autoritetet lokale të vendit t’onë si dhe Organizata Combëtar të Vlorës pra kërkojmë mëshirë dhe lirim.
Vlorë më 23.4.1944
Të arrestuarit dhe të arrestuarat në burgun e Vlorës për faje politike
- Nazmi Sinani
- Selam Hajredini
- Sotir Tasi
- Pal Kristo
- Muharrem Ahmeti
- Feim Avduli
- Haxhi Vangjeli
- Vero Xhelo
- Dano Jonus
- Elmas Alimi
- Vendim Mehmet
- Lame Veliu
- Gjolek Memishau
- Zyber Sulçe
- Koçi Ramadani
- Lame Musaj
- Qazim Ismaili
- Miftar Habas
- Zylfo Xhipe
- Shaip Resuli
- Refat Saliu
- Myqerem Hamzaraj
- Xhebro Gjika
- Ali Beluli
- Vangjel Joti
- Nazif Sinani
- Veli Arshiu
- Arshi Gjoka
- Elmas Gjindedaj
- Pilo Taskushi
- Shefqet Rakipi
- Vahit Banjakaj
- Hate Dyrmishaj
- Neim Shehu
- Arap Asllani
- Pelivan Idris
- Myftar Abas
- Imer Ali
- Qazim Murat
- Laço Novruzi
- Sihat bego
- Arap Asllani
- Beqir Muço
- Siham Muhamet
- Temo Mete
- Nuredin Halo
- Halo Lamçe
- Brahim Hasani
- Neim Çaushi
- Dino Myslymi
- Çelo Ismaili
- Rushit Seiti
- Dinush Myftari
- Sedik Serjani
- Istref Qazimi
- Riza Serjani
- Hazis Karemani
- Pasho Lamçe
- Ahmet Dervishi
- Hysni Kasemi
- Razim Sulçe
- Çerçiz Hysenaj
- Latif Zoto
- Islam Haxhi
- Beqir Muço
- Jemin Islami
- Xhevit Alimi
- Mete Fejzo
- Lulo Ramadani
- Zenel Muço
- Hysen Çobe
- Hasan Hamza
- Islam Tare
- Jonuz Merko
- Pasho Hamza
- Mane Veizi
- Kadri Sadiku
- Nazo Brahimi
- Mehmet Serjani
- Qendro Likaj
- Mynevere Elmas Haxha
- Lumturije Neim Rexhimi
- Qamil Qëndraj
- Hyqmet Qamili
- Ismail Kadriu
- Xhelo Kalemi
- Rito Sheme
- Vasil Peçi
- Benush Taipi
- Qazim Karemani
- Dervish Aliu
- Malo Zeneli
- Pilo Kola
- Feim Fejzo
- Shaip Alushi
- Myftar Abaz
- Ejup Zotaj
- Malo Lulo
- Riza Sotir
- Arapi Asllan
- Muharrem Imeri
- Sotir Taqi
- Sihat Shaipi
- Shaban rakip
- Sulo Cora
- Perikli Llazari
- Theo Andoni
- Jani Milo
- Xhelal maze
- Nihmet Shehun
- Thoma Kosta
- Veis Sadushi
- Fiqëri Maliqi
- Muharrem Bego
- Ilia Peçi
- Alush Razip
- Cane Hodo
- Mulla Kadriu
- Banush Taipi
- Dervish Aliu
- Mark Stefani
- Ago Memushi
- Syrja Xheviti
- Meleq Rizai
- Veli Ademi
- Xhelo Zybo
- Veli Zeka
- Dyno Hyso
- Imer Kadriu
- Viktori Vangjel Shkurti
- Mahmude T. Isufi
- Meleq Azemi
- Rushit Bajrami
- Selman Sula
- Veli Ademi
- Kamber Fejzo
- Shyqo Abedinaj
- Haki Rrapo
- Jazo Xhelo
- Jani Filipi Jani
- Gani Dervishi
- Nazimi Veliu
- Jani Kristo
- Lame Resuli
- Arif Muço
- Kadri Mejdi
- Shyqo Hakani
- Qerim Arshiu
- Kalem Murati
- Trikush Pilo
- Murat Gjoka
- Asllan Bexhet
- Veledin Hamit
- Kalo Shabani
- Nazmi Hoxha
- Kuni Soto
- Ali Selimi
- Petrit Shahini
- Malo Jusufi
- Beqir Dalani
- Shefqet Tahir
- Yzeir Mehmeti