Në Lipjan është përuruar shtatorja e Adem Jasharit në sheshin që mban emrin e komandantit legjendar. Të pranishëm aty ishin zyrtarë shtetërorë e partiakë, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, deklaroi se janë krenarë me punën në këtë shesh, por më shumë me faktin që mban emrin e komandantit.
Ndërsa Rifat Jashari, përfaqësues i familjes së njohur, u shpreh se ky është një privilegj dhe duhet të punohet edhe më shumë për ta dërguar amanetin e të rënëve për lirinë e Kosovës./a.ç