• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTOT/ Perlat e turizmit shqiptar te portali amerikan: Ksamili ku je si në parajsë

by Java News
21/07/2019 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali i njohur amerikan, “Nothing Familiar”, që u kushtohet udhëtimeve dhe destinacioneve turistike më tërheqëse në botë, i ka kushtuar një reportazh plazheve të Ksamilit dhe ujërave të tyre të mrekullueshme.

 

”Vetëm në jug të Sarandës do të gjeni plazhin e Ksamilit dhe njëkohësisht një destinacion që duhet vizituar gjatë muajve të verës në Shqipëri. Vendasit dhe turistët udhëtojnë nga të gjitha anët për të shijuar diellin dhe për të notuar në detin e kristaltë të Jonit. Si njohës të vetëshpallur të plazheve na u desh ta shihnim këtë vend me sytë tanë! Ne kishim dëgjuar që Shqipëria kishte plazhe të mahnitshme, prandaj pse të mos e nisnim me ato më të njohurat? Në vend që të shkonim në një udhëtim njëditor nga Saranda si shumë të tjerë, kaluam dy netë në Ksamil dhe shijuam çdo moment. Bashkohuni me ne, teksa ndahemi rrugës për në plazhet dhe ishujt e Ksamilit, pse jo për të pasur informacion para se të shkoni dhe për të mësuar gjithçka që e bën këtë vend aq unik!”, shkruan ky portal.

 

Plazhet e vogla të Ksamilit në Shqipëri

 

”Ajo që e bën Ksamilin ndryshe nga çdo qytet bregdetar në Shqipëri është se nuk është vetëm një plazh i gjatë me rërë. Ai numëron dhjetëra gjire të vegjël që mbështillen rreth peizazhit të dhëmbëzuar. Çdo gji menaxhohet nga një restorant apo bar që ka në pronësi  shumë shezlone në plazh dhe varka me pedale. Shihnim të mahnitur se si plazhistët hidheshin drejt e nga  limani në ujin e ftohtë.

 

Rëra në plazhin e Ksamilit është e butë dhe e bardhë, ndërsa uji i detit i pastër kristal! Ky është një ndryshim për mirë nga pjesa tjetër e Rivierës Shqiptare, pasi pjesa më e madhe e plazheve të tjerë përgjatë bregut janë disi shkëmborë. Nëse shikoni larg drejt gjirit do të dalloni tre ishuj të mëdhenj shumë pranë bregut. Dy prej ishujve të Ksamilit janë aq pranë saqë mund të shkosh me not deri atje. Megjithatë, shumica e njerëzve marrin me qira një kajak, ose një ndër shumë prej varkave, të lyera si të ishin makina garash. Më vonë zbuluam se ishujt e Ksamilit ishin të ndaluar për njerëzit gjatë epokës komuniste të Shqipërisë, me përjashtim të udhëtimeve private për gjueti të rezervuara për zyrtarë të lartë. Sot duket se ishujt po shfrytëzohen shumë më mirë se atëherë”, thekson ai.

 

”A jeni gati për një dozë dëshire të shfrenuar që do t’iu bënte të hiqnit dorë nga gjithçka vetëm e vetëm që të shkoni në Ksamil? Këto fotografi janë vetëm një ndjesi e mrekullisë së gjireve mahnitëse që formojnë këta plazhe tërheqës!

 

Nga një fshat i vogël peshkatarësh në “Mekën” e plazhit të verës

 

Në javën e parë të qershorit, qyteza ende bëhej gati për sezonin turistik të verës. Ndërtesat po lyheshin, hotelet e rinj po mobiloheshin, ndërsa doket e portit po përforcoheshin. Para se ta vizitonim pyesnim veten përse në faqen booking.com mungonin të dhëna dhe komente për shumicën e gjithë këtyre hoteleve. Por tani e kuptuam. Arsyeja është se ato janë hotele tërësisht të rinj! Ndonëse frynte pak erë, ende nuk e besonim se i kishim për vete të gjithë plazhet e Ksamilit. U ulëm ndanë bregut me nga një gotë verë në dorë e ndërkohë sodisnim perëndimin e diellit pas ishujve të vegjël, ndërsa u ndjemë krejt vetëm dhe në parajsë.

 

Tani, siç edhe ju e dini, pjesa më e madhe e vendasve thonë se koha më e përshtatshme për ta vizituar këtë plazh është para, ose menjëherë pas sezonit turistik të verës. Kjo parajsë plazhi me siguri shndërrohet në një “stuhi”, ku njerëzit zihen për të zënë një rrip të vogël rëre. Në kushtet kur çdo vit këtu mbërrijnë gjithnjë e më shumë vizitorë, provoni të vini në muajt korrik e gusht në Ksamil, nëse është e mundur.

 

Dy netët tona të mrekullueshme në Ksamil na dhuruan të gjithë plazhin që donim, ndërkohë që patëm edhe kohë të mjaftueshme për të vizituar edhe parkun kombëtar të Butrintit. Pak rëndësi ka nëse do të bësh një vizitë njëditore, apo pushime më të gjata në Ksamil, e sigurt është se do të çlodheni e djersiteni nën rrezet e diellit!”, përfundon ”Nothing Familiar”.

Next Post
Zbulimi i sekreteve/ Këto janë të vërtetat e parrëfyera të NASA-s

Zbulimi i sekreteve/ Këto janë të vërtetat e parrëfyera të NASA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com