• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Përkeqësimi i motit, Policia e Shtetit kalon në gadishmëri, akset problematike

by Java News
13/02/2018 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia e Shtetit, njofton se nisur nga situata e shtimit të numrit të informacioneve të marra nga shërbimi meteorologjik lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë e të parandalohen aksidentet rrugore, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në rrugë për të orientuar rrymat e trafikut rrugor, shmangur bllokimet e rrugëve dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim, po monitorojnë situatën dhe trafikun në akset rrugore të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Fierit e Shkodrës ku prania e reshjeve është më intensive.

Mjetet e shërbimit të Policisë Rrugore do të jenë në lëvizje të vazhdueshme dhe në raste të veçanta do të përdorin edhe mjetet e sinjalizimit shtesë, gjatë patrullimit në të gjitha akset rrugore, duke u tërhequr vëmendjen përdoruesve të rrugës, të zbatojnë normat e sjelljes në rrugë.

 

Policia Rrugore po bashkëpunon me entet pronare të rrugës dhe nënkontraktorët për vënien në gatishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe dhënien e ndihmës në rrugë.

Policia Rrugore me patrullat e saj, porosit që në zonat ku mund të bien reshje dëbore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullimin në rastet kur rruga është e mbuluar me dëborë dhe ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.

Në ndihmë të Policisë Rrugore në akset ku ka më shumë prezencë të reshjeve, janë edhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policive përkatëse.

Në gatishmëri në rast nevoje janë edhe disa grupe të FNSH-së Shkodër, Tiranë, e Fier.

Policia e Shtetit është në gatishmëri dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët e zonave ku prezenca e reshjeve është e madhe, që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.

95b11d13-3db5-4941-be18-34d5f48cf6db8d211ce5-85c7-4e9a-b066-ccdfa7d08866918c9af4-c7ab-4686-b7c9-89c66da5274a

Next Post
Lajmërohet vdekja e një kosovari tjetër në Siri

Lajmërohet vdekja e një kosovari tjetër në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com