Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, bëri të ditur se, kontingjenti i dytë i Batalionit 3 të Këmbësorisë, mori pjesë në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “Platinum Lion-23” në Bullgari.
Peleshi tha se, kjo stërvitje kishte synim, përmirësimin e aftësive operacionale në kryerjen e veprimeve të përbashkëta luftarake në një mjedis shumekombësh, kjo stërvitje konfirmoi vullnetin e fortë dhe profesionalizmin absolut të trupave të përfshira në kryerjen e detyrave.
“Krenari për ne të shohim se efektivët e FA, janë të përgatitur dhe të aftë për të përballuar sfidat e luftës në bashkëpunim me aleatët tanë”, u shpreh ministri.
Peleshi vuri në dukje, angazhimin e FA dhe përkushtimin maksimal në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
“Krenarë për kontributin tonë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha ai.