• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ PD: Mashtrimi “klasik” i Ramës me dibranët vjen me faturën e dritave

by Java News
30/08/2016 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhurata Çupi, deputetja e re e PD-së që ka zëvendësuar mandatin e Sherefedin Shehut shprehet në emër të opozitës se Edi Rama ka nisur të terrorizojë dhe intimidojë qytetarë dibranë përmes faturave të energjisë elektrike.

Një “shembull klasik”, shprehet Çupi, e cila trtegon për dy fatura dritash të një familje dibrane, ku në njërën shkruhet se nuk kanë detyrime, ndërsa në atë të qershorit të këtij viti shkruhet se kanë miliona lekë për të paguar.

“Kemi këtu një mashtrim klasik të Edi Ramës. Ja fatura që dërgon ai për qytetarët para zgjedhjeve.

Kemi një faturë për një familje në Dibër në fund të majit të 2015, pra pak para zgjedhjeve të qershorit. Thotë se detyrimi për vitet 2007-2015 është zero lekë. Mbaruan zgjedhjet, nxjerr kokën Edi Rama.

Ja fatura e fundit të qershorit. E njëjta periudhë që para zgjedhjeve faturohej me zero lekë, i vjen pas një muaji familjes së varfër dibrane, me 1 milionë e 580 mijë lekë. Këto lloj faturash kanë qenë masive.

Ky është mashtrimi tipik i Edi Ramës para zgjedhjeve, një prej përpjekjeve të tij për të kapur votat. Prandaj ka dërguar në Dibër Damianin, njeriun e faturave të larta të energjisë, të faturave abuzive, njeriun e burgut dhe errësirës për të varfërit. Me mashtrime, me kërcënime, me milionat e Sadriut, me çdo formë Edi Rama po tenton të kapë votën në Dibër.

Po dibranët kanë një shprehje; ma hodhe një herë të daltë njani sy, ma hodhe herën e dytë, u bafsha qorr. Dibranët dhe shqiptarët nuk mund të mashtrohen dy herë. Vota e 11 shtatorit ka për të zbrapsur damianët e gjithë marifetet e Ramës. Dibra, e para do të nisë një ditë të re pa mashtrimet e pa krimet e qeverisë. Dibra më mirë pa Edi Ramën. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.”- tha Çupi./java/a.k Fatura ne muajin maj para zgjedhjeveFatura ne muajin qershor pas zgjedhjeve

Next Post
Ky test i lashtë tibetian do të zbulojë natyrën tuaj të vërtetë. Provojeni!

Ky test i lashtë tibetian do të zbulojë natyrën tuaj të vërtetë. Provojeni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In