• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTOT/ Pas ‘lidhjes’ me miliarderin 57-vjeçar indian, ish-missi shqiptar në një romancë të re

by Java News
07/03/2020 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak javë më parë, Agnesa Vuthaj u përfol për një lidhej të mundshme me miliarederin indian 57-vjeçar, Chetan Sandesara, i kërkuar në të gjithë botën për pastrimin e 725 milionë dollarëve dhe mashtrim bankar.

 

Modelja mohoi menjëherë zërat duke thënë se ka njohje me gjithë familjen e biznesmenit dhe se mes tyre ka vetëm marrëdhënie biznesi e pune.

 

“Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte.

 

Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time.

 

Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres.

 

Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33.

 

Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja.

 

Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqiperisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore.

 

Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur.

 

Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor.

 

Nuk jam shembulli i vajzës që ka arritur në jetë nga përkrahja e të dashurit a burrit, kam punuar me shumë përkushtim e disciplinë që të krijoj vet çdo gjë që kam sot – jam shembulli i vajzës #Selfmade e jo i vajzës që pret për princin e kaltër të ja shndërroj jetën.

 

E vërteta është që punoj për kompaninë miliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z. Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me Kryeminstrat e Presidentet e Rajonit dhe jo vetëm.

 

Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, nje gjë që nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Minister i Punëve të Jashtme, Kryeminister a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin edhe si të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan.

 

Jo çdo marrëdhënje mashkull – femër është marrëdhënje dashurie, ekzistojne edhe miqësi, marrëdhënje pune e familjare, e familja Sandesara për mua janë një familje e dytë.

 

Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalur hapur në çdo restaurant të Tiranës e Prishtines. Kam fluturuar me #PrivatJet nga Tirana për në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zoteriun në foto/video, por edhe me bashkëshorten e tij, motren e saj e vëllaun e djalin e tij dhe stafin e tyre.

 

Dhe për fund, nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e Z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala ime, tek kombësia shqiptare”, deklaronte ajo.

 

Por pas thashethemeve, vetë Agnesa ka folur për herë të parë për një romancë të re në jetën e saj dhe këtë e ka pohuar në një intervistë të dhënë për emisionin “Jo vetëm modë” që do të transmetohet të shtunën.

 

Në promon e emisionit publikuar në Instagram 34-vjeçarja flet për çështjet e zemrës duke thënë: “E kemi mbajtur sekret,”– thotë fillimisht Vuthaj.

 

“Mua gjithmonë më nxjerrin beqare, qofsha në një lidhje apo jo. Ndonjëherë ia qëllojnë, ndonjëherë jo. Jam duke njohur dikë,”– thotë më tej Agnesa.

Next Post
Koronavirus/ Bilanci i të vdekurve shkon në 1665 në Kinë. Këtë fundjavë plot 2009 raste të reja

Koronavirus/ Italia, përqindja e frikshme e vdekjeve trondit vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump largon 30 diplomatë dhe përgatit terrenin për besnikët e tij

Trump largon 30 diplomatë dhe përgatit terrenin për besnikët e tij

December 23, 2025
Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit

Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit

December 23, 2025
Spiropali nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës

Spiropali nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës

December 23, 2025
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Doktor, kujto vitin 2004-2005!

December 23, 2025
Departamenti amerikan i Drejtësisë publikon videon e tentativës së vetëvrasjes së Epstein

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikon videon e tentativës së vetëvrasjes së Epstein

December 23, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Partia e Lapajt, si flluskë sapuni. Problem fakti që nuk dalin të figura të reja të besueshme”

December 23, 2025
Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

December 23, 2025
Molotovët dhe dhuna ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

Molotovët dhe dhuna ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

December 23, 2025
BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

December 23, 2025
Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In