Pas fjalës së fundit të Lulzim Bashës ku deklaroi mbylljen çadra u boshatis, pasi të gjithë u larguan. Ndërsa në orën 22:30 nisi edhe çmontimi i çadrës. Fillimisht po hiqen stolat dhe tavolinat, ndërsa më pas do të hiqet edhe mbulesa.
Puna për çmontimin e çadrës parashikohet që të zgjasë rreth dy orë, ndërsa nesër Tirana do t’i rikthehet normalitetit, pasi 3 muaj bulevardi qëndroi i bllokuar. Çadra u ngrit në datë 18 Shkurt, ndërsa qëndroi 90 ditë e ngritur para Kryeministrisë deri në arritjen e marrëveshjes politike. /ma.me