• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

by Java News
27/03/2021 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pasi katedralja e Shën Vasilit u përfundua në mesin e shekullit të 16-të, një legjendë filloi të qarkullonte për kishën ortodokse të vendosur në zemër të Moskës. Ishte një arritje arkitektonike – struktura më e lartë në qytet, e realizuar falë njohurive dhe teknikave të reja të kohës – dhe ishte një shfaqje e fuqisë së Rusisë, në fund të një lufte shekullore. Sipas një legjende, Princi i Madh i Moskës, me nofkën famëkeqe Ivani i Tmerrshëm, i kishte verbuar arkitektët e saj, kështu që ata kurrë më nuk mund të projektonin një ndërtesë tjetër kaq madhështore.

Origjina e strukturës së katedrales vazhdon të jetë mister. Pothuajse pesë shekuj më vonë, identiteti i arkitektëve ende nuk mund të konfirmohet, megjithëse besohet se projekti mund të jetë realizuar nga dy arkitektë, të quajtur Barma dhe Postnik Yakovlev. Megjithatë, dokumentacioni është i pakët, e kjo i ka lënë historianët gjithmonë në kërkim të të dhënave.

Kryevepra, e vendosur në Sheshin e Kuq të qytetit, ka pësuar ndryshime, zgjerime dhe restaurime të rëndësishme gjatë shekujve, madje ka ndryshuar edhe ngjyrën. Midis viteve 1475 dhe 1510, arkitektët italianë rindërtuan Kremlinin si dhe dy kisha të rëndësishme, duke sjellë teknikat e tyre të reja të Rilindjes në Rusi. Mandej, ndërtesa u dogj më 1583 dhe u rindërtua gjatë dekadës së ardhshme, por historianët nuk janë të sigurt se si katedralja dukej saktësisht para zjarrit. Po ashtu, katedralja është vënë në rrezik dhe nga sulme të tjera, ku gjenerali francez, Napoleon Bonaparti, në vitin 1737 dhe 1812, tentoi ta hidhte atë në erë. Edhe politika vendase shpesh e ka vënë në rrezik këtë kryevepër, si p.sh. udhëheqësi komunist Stalin që kërcënoi ta prishte atë.

Sot, Shën Vasili, i njohur zyrtarisht si Katedralja Pokrovsky, përbëhet nga një seri kishëzash me tulla të kuqe dhe me kupola ngjyrë blu, jeshile, të kuqe dhe të verdha. Katedralja është e njohur në të gjithë botën për pamjen e saj përrallore dhe tërheq rreth 400 000 vizitorë në vit duke u bërë një simbol i rëndësishëm kulturor.

Next Post
“Gjoba e pezullim për bizneset që thyen rregullat”/ Hajdari: Pikat kufitare do jenë të mbyllura

Të inkriminuarit/ Juristi: Prokuroria të veprojë shpejt, SPAK të mos ndikohet nga fushata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In