Dasha Daria Dereviankina është fotomodele ukrainase dhe një yll i rrjeteve sociale. Ajo ka lindur në vitin 1994 në Donetsk por tani jeton në Milano për shkak të angazhimit të saj si modele.
E vecanta e kësaj modeleje bukuroshe është se ajo ngjan me një personazh të famshëm.
Falë pamjes së saj, syve të kaltër dhe flokëve të zeza, dhe ngjashmërisë së madhe me yllin hollivudian, Megan Fox, atë shpesh e etiketojnë si “Megan Fox ukrainase”.
Daria e nisi karrierën në agjencinë IMG Models, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me kompanitë, si Bill Cost dhe Guess./ora