• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Njihuni me vendet ku këmba e njeriut nuk guxon të shkelë

by Java News
25/04/2019 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Planeti në të cilin jetojmë ka shumë vende të mrekullueshme për t’i eksploruar, megjithatë disa prej tyre janë shumë të rrezikshme, tepër të mbrojtura ose ndoshta shumë të veçanta për t’u vizituar. Këto vende janë plotësisht të izoluara nga bota jashtme.

Ishulli i Gjarpërinjve, Brazil

Related image

Ilha da Queimada Grande e Brazilit, i quajtur edhe Ishulli i gjarpërinjve, është shtëpia e gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë. Helmi i tyre është aq helmues saqë shkrin mishin e njeriut gjatë kafshimit. Pretendohet se ka një gjarpër për metër katror në zona të caktuara. Për arsye sigurie, qeveria braziliane nuk lejon vizitorët që ta vizitojnë këtë vend.

Varri i Qin Shi Huang, Kinë

Image result for Qin Shi Huang tombs

Fermerët zbuluan varrin e perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, në vitin 1974, ndërkohë që arkeologët kanë gjetur trupat e rreth 2,000 ushtarëve argjilë, gjersa 8,000 të tjerë ende nuk janë  zbuluar. Pavarësisht gërmimeve, qeveria kineze i ka ndaluar arkeologët të prekin varrin qendror ku ndodhet trupi i Qin Shi Huang. Vendimi pjesërisht  është marrë për të respektuar të vdekurit, por edhe nga frika se teknologjia e tanishme nuk mund të bëjë gërmime pa dëmtuar artefaktet e lashta.

Çernobili, Ukrainë

Image result for cernobil ucraina bizzare photos

Më 26 prill 1986, një shpërthim pranë Çernobilit, Ukrainë, (i cili ishte atëherë pjesë e Bashkimin Sovjetik) u bë aksidenti më i keq bërthamor në histori. Megjithëse akuzat e vdekjes të shkaktuara nga rrezatimi janë të pamundura për t’u verifikuar, ekspertët vlerësojnë se midis 9,000 dhe 1 milion njerëz do të vdesin nga kanceri si pasojë e rrezatimit. Më shumë se 30 vjet që nga fatkeqësia, projektet e pastrimit vazhdojnë ende dhe drejtori i termocentralit supozon se zona nuk do të jetë e banueshme për të paktën 20,000 vjetët e ardhshme.

Zona 51, Nevada

Related image

Qeveria e SHBA-së nuk pranoi  se Zona 51 ekzistonte deri në vitin 2013 kur dokumentet e lëshuara përmendën bazën ushtarake të Nevadës. Zyrtarët ende nuk e kanë zbuluar se çfarë lloj hulumtimi po kryhet aty, megjithëse teoricienët e konspiracionit kanë mendime të ndryshme.  Ky vend është bërë i famshëm para së gjithash si vend strehues i jashtëtokësorëve dhe teorive komplotiste të UFO-ve. “Zona 51” është konfirmuar në dokumentet e CIA-s, të publikuara online nga Arkiva e Sigurisë Kombëtare, në Universitetin “George Washington”.

Ishulli i Sentinelit të Veriut, Indi

Related image

Në Gjirin e Bengalit ndodhen ishujt Andaman dhe Nicobar, shumica e të cilave janë territore indiane. Fisi Sentinelez i Ishullit Sentinel të Veriut mendohet të ketë qenë atje për 60,000 vjet dhe është një nga komunitetet e fundit në botë që  ka mbetur plotësisht i izoluar nga shoqëritë e jashtme. Në vitin 2006, një varkë e dy peshkatarëve arriti atje ku u vranë nga banorët lokalë. Që atëherë, ka pasur raportime për të shtëna nga anëtarët e fisit në drejtim të helikopterëve që kalojnë. Për shkak se për këta banorë, kontakti me të huajt mund të jetë vdekjeprurës qeveria indiane ka rënë dakord të mos përpiqet të krijojë ndonjë kontakt me ta.

Arkivat sekrete të Vatikanit

Image result for Arkivat sekrete të Vatikanit

Në një zonë të mbrojtur  të Vatikanit janë 53 milje raftësh që përmbajnë dokumente që kanë të bëjnë me Kishën Katolike, që datojnë që nga shekulli i tetë. Disa prej këtyre dokumenteve përfshijnë një letër nga Princesha Mary e Skocisë duke kërkuar nga Papa i V që ta mbrojë  nga varja, si dhe e dokumentet e shkishërimit të Martin Luther Kingut. Arkivi u hap për studiuesit në vitin 1881, por nuk është e lehtë të hysh brenda. Studiuesit që aplikojnë për qasje mund të kenë akses vetëm për tre muaj dhe nuk lejohen më shumë se 60 studiues në të njëjtën kohë.

Fort Knox, Kentaki, SHBA

Related image

Në shtetin amerikan të Kentakit ekziston një fortesë e quajtur Fort Knox, e cila është sinonim i sigurisë në të gjithë botën.

Emri i saj teknik është “Depozituesi i Thesarit të Shteteve të Bashkuara” ndërsa emrin Fort Knox e mori në bazë të postës që ndodhet aty pranë. Ky vend konsiderohet vendi më i sigurtë në planet. Punonjësit kanë rregulla strikte dhe vizitorët nuk janë të mirëpritur këtu për dekada të tëra. Edhe atë kohë presidenti amerikan Franklin Roosevelt mezi ishte lejuar që të hynte.

/a.meta
Next Post
Depërtimi i 6 turqve nga Kosova, reagon BE: Veprim arbitrar!

Bëhuni gati për fundin e BE-së që njohim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

June 25, 2026
Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

June 25, 2026
Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

June 25, 2026
Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

June 25, 2026
Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

June 25, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

“Po bëni tradhëti!”, Bido nxjerr videon e kreut të MEGA-s greke që bën thirrje për mbështetjen e protestave

June 25, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 26-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja

VIDEOLAJM/ Dita e 26-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja

June 25, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Protesta nuk i bën punë PD-së edhe sikur ta udhëheqë vetë Berisha

June 25, 2026
“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In