• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Njihuni me të dashurin e ri të Tunës, 10 vite më të vogël

by A R
23/07/2016 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tuna Sejdiu dhe Ylli Limani prej disa javësh janë në shënjestër të mediave sociale për një lidhje mes tyre që tejkalon miqësinë.

Dy artistët po shpenzojnë gjithmonë e më shumë kohë bashkë, duke filluar nga puna në studiot muzikore, koncerte ku performojnë çift, e deri tek argëtimet në club-et e natës, gjë që ka bërë të dyshohet për një lidhje pasionante dashurie, që sapo ka filluar. Kjo marrëdhënie e re e Tunës nis vetëm pak muaj pas ndarjes së saj nga reperi Cozman, me të cilin pati një lidhje të fuqishme, që u shoqërua edhe me bashkëpunime të suksesshme.

Tuna-Altuna-Sejdiu-dhe-Ylli-Limani-qe-mendohet-si-i-dashuri-i-saj-i-ri1

Por eklipsimi i Cozman nga këngëtarja në koncertet e tyre, bëri që ai ta ndiente këtë anashkalim dhe t’i jepnim kështu fund historisë së tyre. Gjithsesi, mediat kanë shkruar se për Tunën ka gjithmonë një mashkull tjetër që ia zë vendin atij që iku, pasi ajo gjithmonë suksesin e kërkon çift.

Dhe ky është Ylli Limani, 21- vjeçari nga Prishtina, i cili tashmë po komentohet vetëm për marrëdhënien e zjarrtë me artisten 31-vjeçare nga Shkupi. Edhe pse me 10 vite diferencë, mosha mes artistëve nuk përbën asnjëherë problem, nëse atyre u ndodh të gjejnë shpirtin binjak. Këngëtarët nuk e kanë pranuar ende këtë lidhje, por sjelljet e tyre në publik flasin për të kundërtën.

YLL-LIMANI-TUNA-261x300

Ata e hapën vetë lojën e thashethemeve me disa foto në mesnatë në një club nate, ku Ylli e prekte Tunën në pjesë intime, ndërsa ajo kishte veshur një veshje rrjetë të zezë. Pas ndarjes nga Cozman, Tuna vazhdon të jetë aktive në mbrëmje e koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër, edhe Ylli Limani me projektet e reja që solli këtë verë, ia arriti të rezervojë shumë data koncertesh gjatë këtij sezoni artistik.

Kjo konsiderohet lëvizja e re Tunës, e cila e kërkon gjithmonë dashurinë paralel me suksesin profesional, pasi ajo gjithmonë mbështetet te bashkëpunëtorët meshkuj. Pas Cozman, Tuna u bë çift në muzikë me Ardian Bujupin, me të cilin performoi në një koncert të përbashkët, ndërsa ndalesa e fundit pas zbehjes së suksesit, është Limani.

Tuna hyri në tregun muzikor në vitin 2000 në gjinitë pop, R&B, hip hop, dance-pop. Ndërsa Ylli Limani është djali nga Prishtina që lëvron muzikën pop. Ai u bë i njohur për publikun pas paraqitjes së tij dhe suksesit në edicionin e parë të talent shout “The Voice of Albania”, në nëntor të vitit 2011, kur ishte vetëm 17 vjeç./Panorama/a.m.

Next Post

Lufta kundër informalitetit, rinisin aksionet për kuponin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In