• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Njihuni me makinën e re “bishë” të Presidentit Trump, kushton 15.8 mln USD

by Java News
17/04/2018 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beast 2.0 është limuzina nga Cadillac, që po i kryhen punimet e fundit. Presidentit Trump, pajiset shumë më herët me këtë limuzinë, pasi pritej të jetë gati pas afro dy vitesh, transmeton Telegrafi. E njohur vetëm si Beast 2.0, kjo makinë do të hyjë zyrtarisht në funksion gjatë fillimit të verës. Fillimisht, është pritur që një limuzinë presidenciale të prezantohej në ditën kur Trump bëri inaugurimin më 2017, po nuk kishte qenë gati në atë kohë

Raportohet se Shërbimi Sekret e ka në duar limuzinën e fundit presidenciale, ndërsa po bën kontrollet e fundit para se ta kthejë sërish te prodhuesi për rregullimet përfundimtare. “E kemi kryer obligimin tonë dhe makina është te klienti”, ka thënë shkurt Johann de Nyschen, që është zyrtari më i lartë në Cadillac.

Në anën tjetër, zyrtarët nga Presidenca kanë dhënë se makina është pranuar prej pjesëtarëve të sigurisë, që kanë kryer edhe intervenimet e fundit, ndërsa publiku mund ta shohë gjatë verës. Deri më tani, janë parë disa limuzina nga Cadillac, të mbuluar me shtresën për kamuflazh, por që asnjëra nuk do të ngjajë aktualen, që mund ta shihni më poshtë. Qeveria Amerikane dhe Cadillac, kanë nënshkruar një kontratë prej 15.8 milionë dollarë, për punimin e kësaj makine të rëndësishme.

Sikur limuzina e tanishme presidenciale, ‘bisha’ e re do t’i ketë dyert e forcuara, xhamat me një shtresë të trashë materiali që nuk lejon depërtimin e plumbit, teknologji që ndalon efektet e eksplodimeve dhe sistem të ajrosjes që ndalon përhapjen e sulmeve biologjike. Të dhëna shtesë mbi sistemin e sigurisë, janë të ndaluara për shkak se mund ta vënë në rrezik presidentin dhe stafin që udhëton me të.

Prej vitit 1993, Cadillac është kujdesur që t’i prodhojë limuzinat e presidentëve amerikan, gjë që e konsideron një veçori shumë të rëndësishme. “Është pjesë e trashëgimisë dhe traditës sonë, kemi transportuar presidentët në të kaluarën dhe vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Nyschen.

ma.me

Next Post
Progres raporti, Mogherini: Kosova të vazhdojë dialogun, Ballkani është BE

Progres raporti, Mogherini: Kosova të vazhdojë dialogun, Ballkani është BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

September 14, 2026
Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com