Disa koleksionojnë pulla postare, të tjerë objekte të vjetra, por ka edhe nga ata që koleksionojnë makina. Persona të tillë janë të rrallë dhe numërohen me gishtat e dorës, por njëri ndër ta është edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo. Koleksioni i Ronaldos nisi kur ai mbërriti në Manchester dhe paga e tij shënoi një rritje të konsiderueshme. Nga “Lamborghini Aventador” me vlerë 300 mijë euro, te Ferrari 335 Spider Scaglietti S e vitit 1957, në fotogaleri gjeni makinat e yllit portugez. /MA.ME