Që prej dy vitesh rusi Evgjenij Bogaçev është kthyer në hakerin më të kërkuar në botë.
Ai akuzohet se ka vjedhur nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike rreth 100 milionë dollarë nga bankat. Përveç kësaj, pirati kompjuterik 33 vjeçar akuzohet për pastrim parash dhe vjedhje të llogarive bankare. FBI-ja e kërkon rusin që prej vitit 2015 për ta arrestuar dhe ofron 3 milionë dollarë për atë që jep informacion për ta gjetur. Pavarësisht kërkim të SHBA-së, Bogaçevi vazhdon që të jetojë në vilën e tij në Anapa buzë Detit të Zi.