• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Njihuni me djemtë e showbiz-it që kanë pasur të njëjtën të dashur

by Java News
28/02/2018 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ashtu si në gjithë botën, edhe në Shqipëri personazhet e famshëm përgjithësisht përfundojnë të kenë lidhje dashurie me të tjerë personazhe të njohur, të cilët mund t’u kuptojnë mënyrën e jetesës.

Por duke pasur një rreth relativisht të vogël VIP-ash, është e natyrshme që një personazh të ketë histori me dy ose edhe më shumë VIP-a të tjerë (në periudha të ndryshme, por ku i dihet, ndoshta edhe njëkohësisht).

Në shumicën e rasteve, një gjë e tillë kalohet në heshtje, por nuk kanë munguar edhe rastet kur kalimi nga njëri tek tjetri është shoqëruar me konflikte madje edhe fizike. Ja cilët janë djemtë e shoëbiz-it që kanë pasur histori me të njëjtat vajza VIP.

Krenar Çoçaj Dafina Zeqiri Ledri Vula

Një prej historive më të bujshme të showbiz-it shqiptar. Pas një lidhjeje të gjatë me biznesmenin Krenar Çoçaj, këngëtarja Dafina Zeqiri ndahet prej tij për t’u lidhur më pas me reperin Ledri Vula. Kjo duket se nuk erdhi aspak për shtat Krenarit i cili së bashku me miqtë e tij, sulmuan Ledrin duke i shkaktuar atij plagë për shkak të goditjeve me levë. Çështja përfundoi në gjykatë ku Çoçaj dhe miku i tij Gazmend Mirena u shpallën fajtorë dhe duhej t’i paguanin një dëmshpërblim reperit.

Stine Ronela Hajati Young Zerka

Një lidhje fare e shkurtër ajo mes Stines dhe Ronela Hajatit, por që mesa duket ka përfunduar keqazi, pasi siç u tha asokohe, dyshja ndaloi tërësisht së komunikuari. Megjithatë, pas disa vitesh, Ronela ka nisur një tjetër histori me një artist të njohur dhe ai është Young Zerka, ndonëse ata deri më tani nuk e kanë pranuar publikisht se janë bashkë.

Bekim Balaj Elita Rudi Gjiko

Nëpërmjet detajeve në rrjetet sociale, ata thuajse e pranuan se ishin bashkë. Por lidhja mes futbollistit Bekim Balaj dhe moderatores Elita Rudi përfundoi përpara se të konfirmohej. Pas Bekimit, Rudi ka përfunduar në krahët e reperit Gjiko dhe dyshja duket se po jeton një histori të bukur dashurie.

Ledri Vula Angela Martini Fatmir Hysenbelliun

Me anë të skenave të nxehta në klipin “100 probleme”, Ledri Vula dhe modelja Angela Martini thuajse e konfirmuan lidhjen e tyre publikisht. Por zjarri mes tyre u shua shpejt dhe pas kësaj marrëdhënieje të shkurtër, Martini u përfol për një lidhje me Fatmir Hysenbelliun. Asokohe lidhja e tyre u komentua si shkak për ndarjen e Hysenbelliut nga e dashura e hershme Anxhelin aHadërgjonaj, megjithatë, kjo e fundit e mohoi një gjë të tillë. Gjithësesi, as lidhja me Hysenbelliun nuk zgjati për Angela-n, e cila prej disa muajsh ka lidhur kurorë me një milioner rumun.

Adrian Gaxha Luana Vjollca Krenar Çoçaj

Asokohe Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca kanë qenë çifti më i famshëm i showbiz-it shqiptar dhe të gjithë ishin në pritje të hapit të radhës. Por lidhja mes tyre, ndonëse dukej mjaft serioze, përfundoi për arsye të paditura. Pas Adrianit, Vjollca u përfol për një lidhje me biznesmenin Kreshnik Kasneci dhe tashmë, ajo është në një lidhje gati 2-vjeçare me biznesmenin Krenar Çoçaj. Dyshja ende nuk e ka pranuar lidhjen, por përflitet se verën e ardhshme ata mund të lidhin kurorë.

Cozman Tuna Noizy

Ky trekëndësh ka qenë padyshim një prej më të sikletshmëve të showbiz-it shqiptar. Në 2016-ën, Tuna ishte ende në një lidhje me reperin Cozman, kur në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” në muajin prill, reperi Noizy ka pohuar se ka pasur marrëdhënie me Tunën, ndonëse jo diçka serioze. Pak kohë më vonë, mediat pushtohen nga lajmi i ndarjes së çiftit të famshëm dhe në shtator, Noizy dhe Cozman përfshihen në një përleshje të armatosur në Prishtinë, ku Noizy mbeti i plagosur.

Getoar Selimi Liberta Spahiu Flori Mumajesi

Ndonëse në kohën që ishin bashkë ata nuk e pranuan kurrë një gjë të tillë, lidhjen e tyre e ka konfirmuar pas ndarjes vetë Liberta Spahiu, e cila ka pohuar se një shkak për ndarjen nga reperi Getoar Selimi ka qenë xhelozia. Por tashmë, moderatorja e njohur është në krahët e një tjetër artisti të famshëm. Bëhet fjalë për Flori Mumajesin, lidhjen me të cilin Liberta ende nuk e ka pranuar publikisht.

Next Post
Preferencat e maturantëve, lëndët shoqërore më të kërkuarat

Udhëzimi i ri/ Nga 2019 maturantët do kenë një provim më pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In