Banorët e Njësisë 3 në kryeqytet do të kenë tashmë një furnizim më të mirë me uji dhe me një cilësi më të mirë. Bashkia e Tiranës dhe UKT kanë përfunduar projektin e shtrirjes së një rrjeti të ri ujësjellësi që do të rrisë, si kapacitetin e prurjes së ujit, ashtu edhe cilësinë e shërbimit për banorët e zonës. Ekipet e UKT kanë punuar së fundmi në rrugën “Qazim Vathi”, ku është kryer i gjithë procesi i zbatimit të investimit.
Projektet e reja që kanë mbi një vit që zbatohen në të gjithë kryeqytetin, tashmë po bëhen funksionale duke i dhënë një frymëmarrje të re rrjetit të shpërndarjes së ujit dhe padyshim që rrit cilësinë e shërbimit.
Të gjitha këto shërbime janë pjesë e strategjisë Bashkisë së Tiranës dhe UKT-së për investime kapitale dhe kapilare, duke ndërtuar rrjete të reja dhe rindërtuar të vjetrat të cilat nuk kishin njohur ndërhyrje prej dekadash.
ma.me