Historiani Arben Llalla ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku flet për disa ushtarë himariotë të stërvitur nga Agimi i Artë në Greqi, të cilët kanë mbërritur në Himarë dhe kërcënojnë me armë dhe shkruajnë shkrime provokative kundër shqiptarëve.
“Himariotë të stërvitur nga Agimi i Artë kanë ardhur në Himarë dhe po provokojnë situatën. Në foto është njeri prej tyre i identifikuar tashmë ku me kallash bredh nëpër periferinë e Himarës dhe shkruan shkrime provokative ndaj shqiptarëve”, shkruan Llalla./a.m.