• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fotot/ Një ftesë për të shijuar magjinë e Përmetit e Bënjës. Kumbaro: Thesar ende i pazbuluar!

by A R
12/12/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“S’i keni vizituar akoma?!

Nuk e dini ç’keni humbur… mos kërkoni tjetër!”  Me këto foto magjepsëse të postuar në Facebook e saj, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, fton njerëzit që të vizitojnë Përmetin, Bënjën dhe të tjera vende me vlera të shumta, jo thjesht natyrore në këtë zonë.

Në vijim të fotove të sjella nga Përmeti i vjetër dhe bukuritë rrotull  në Bënjë, ujërat termale, Leussë etj, Kumbaro, i përgjigjet dhe një komentuesi  duke iu rikthyer projekteve të Rilindjes Urbane në Përmet për transformimin dhe zhvillimin e tij.

“Përmeti është një thesar i pazbuluar ku natyra ka qenë shumë bujare dhe njerëzit thellësisht të mirë që e kanë ruajtur të paprekur si në rrallë vise të tjera të Shqipërisë.

Por jam krejt në një mendje me ju që s’ka pasur asnjëherë në Përmet program zhvillimi të organizuar ku thesaret të kthehen në burim ekonomie dhe promovimi të vlerave.

Kjo është arsyeja pse e kemi futur Përmetin (më në fund!) në projektin e madh të rehabilitimit urban dhe të restaurimit të qendrave historike.

Përmeti është tashmë dhe për të parën herë pjesë e projektit të zhvillimit që kemi ndërtuar me Bankën Botërore ku do të financohen itineraret, qendra dhe mjedisi. Dhe prandaj ishim këto ditë në Përmet me drejtoreshën e Bankës Botërore sepse programi fillon zbatimin në muajt e parë të vitit 2017. Duhet dhe shumë promovim. Turistët vendas dhe të huaj duhet të dalin nga itineraret klasike dhe të stërnjohura e t’u kthehen zbulimit të perlave si Përmeti ku edhe vendi, edhe natyra, edhe njerëzit, edhe ushqimi, edhe klima janë të paçmuara. Ne duhet ta bëjmë të gjithë bashkë këtë.

Jam e bindur se po t’i integrojmë të gjitha këto për 2-3 vjet në Përmet s’do gjesh me vend të lirë për të fjetur ”, shkruan Kumbaro.

Bënja është shpallur vetëm para pak kohësh Qendër e Mbrojtur Historike me vendim të Këshillit të Ministrave, e po njëlloj Këshilli Kombëtar i Restaurimit  ka vendosur edhe për Përmetin, i njohur ndryshe si qyteti i luleve./a.m.

img_1994pimg_2004img_2012img_2027img_2029img_2032img_2038
eimg_2045
img_2080

Next Post
Kim Kardashian merr miliona klikime… edhe pa dalë nudo (VIDEO)

Kim Kardashian merr miliona klikime... edhe pa dalë nudo (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In