• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Nis restaurimi i memorialit të Skënderbeut në Lezhë

by Java News
08/07/2018 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut” ka nisur puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut, Kishës së Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) dhe Muret e Qytetit Antik Lis, Zona Breglumore e Parkut Arkeologjik.

Ky projekt me vlerë 30 milion lek, financohet nga Ministria e Kulturës dhe realizohet brenda Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit.

Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të memorialit, Kishës së Shen Nikollit, riformulimin e mbulesës së objektit, sistemin e ndriçimit dekorativ dhe funksional, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në mozaik dhe afresk.

Muzeu i Kastriotëve, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës, do t’i nënshtrohet restaurimit, ndaj për shumë pak kohë nuk do të jetë i vizitueshëm. Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së ka për qëllim restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.  Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe muzealizimi. Duke vlerësuar inventarin e pasur të muzeut dhe ambientin e ekspozimit, projekti synon riorganizimin e tabelave të ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Muzeu i restauruar shumë shpejt do të kthehet në një tjetër itinerar mjaft tërheqës për turistët.

Trashëgimia kulturore dhe turizmi kulturor – prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.

“Rrugët e Besimit”, kantieret e restaurimit në 5 monumente të besimit  islam

 Restaurimet dhe vëmendja ndaj  objekteve të kultit janë ofertat e reja turistike të programit “Rrugët e Besimit”, nga jugu në veri.

Janë ngritur kantieret për restaurimin e plotë të 5 monumenteve të kulturës së  besimit islam në vend, ku ndërhyrja e parë tërësore pas dekadash lënie ne rrënim do të nxjerrë në dritë vlerat e tyre të jashtëzakonshme kulturore e artistike duke i kthyer ne referenca kyç të itinerareve turistike.

 “Këto kantiere janë vetëm një nga ofertat e reja turistike në programin ‘Rrugët e besimit’, ku nga Veriu në Jug, po ofrojmë vendet e kultit më tipike dhe përfaqësuese, jo vetëm të kulturës dhe artit, por edhe të bashkëjetesës fetare si një origjinalitet shqiptar” -cilëson ministrja Kumbaro fillim punimet në këto kantiere.

Këto investime të rëndësishme janë ngritur në objektet e  kultit në Berat: Restaurim i Xhamisë Mbret, restaurimi i Xhamisë së Beqarëve, restaurimi i Teqesë Helvetive, Xhamia e Et’hem Beut, Tiranë dhe Xhamia e Pazarit, Gjirokastër. Grupit të Institutit të Monumente të Kulturës iu bashkua për inspektim edhe profesor Aleksandër Meksi, DRKK – Berat, përfaqësues nga shoqëria turke “TÜMAS” dhe TIKA-Turkish Cooperation and Coordination Agency.

 “Rrugët e Besimit” kalon edhe në Kishën e Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme të Dropullit, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve restauruese, pas dekadave të lëna në harresë.  Shumë shpejt do të nisë restaurimi i pikturës murale në Kishën e “Shën Venerandës”, në Pllanë – Lezhë, ku do të kryhen ndërhyrje konservuese – restauruese në pikturën murale të kishës.

 Pas projektit për restaurimin e fragmenteve të dëmtuara në pikturën murale të Kishës së Shën  Premtes”, në Valsh, Elbasan,  specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë hartuar edhe projektin për restaurimin e objektit.

Ka nisur puna për restaurimin e Urës së Shën Prodhomit, Voskopojë, monument kulture i kategorisë së I-rë,  ndërtuar në shekullin XVIII dhe në Kishën e Shën Thanasit në Leshnicë. Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon konsolidimin e çarjeve në muraturë; ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri; ringritjen e murit anësor, në pjesën jugore të kishës; ringritjen e çatisë; sistemime të jashtme.

Në këtë  verë janë miratuar disa projekte restaurimi nga KKR:

Restaurim “Ura Antiko – Mesjetare “mbi lumin Vjosë, nën kalanë e Tepelenës;

Restaurim “Ura e Nivanit”, Zagori;

Restaurimi i “Kalasë së Drishtit”, Shkodër;

Restaurim i pikturës murale në Kishën e Marmiroit, Pashaliman – Vlorë;

Restaurim i “Kalasë së Bashtovës”, pranë fshatit Vilë, Rrogozhinë;

Restaurim i “Urës së Mesit”, në fshatin Mes, Shkodër;

Restaurim i “Kishës së Ipapandisë”, në Dhërmi –Vlorë;/a.♪5

Next Post
Fasulet çojnë në pranga dy doganierë në Korçë

Fasulet çojnë në pranga dy doganierë në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In