• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT / Nis aksioni i pastrimit, Veliaj: 2018-ta, do jetë viti ynë më i pastër në histori

by Java News
23/12/2017 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën moton “Ta pastrojmë qytetin që Viti i Ri të na gjejë pastër”, Bashkia e Tiranës ka nisur sot një aksion të gjerë pastrimi në të gjitha njësitë administrative, për të realizuar një pastrim të përgjithshëm të territorit të Tiranës. Në bazë të identifikimit të zonave të nxehta të pastrimit të realizuar nga Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor dhe Njësitë Administrative, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe qindra vullnetarë që në orët e para të mëngjesit u angazhuan duke kontribuar për një ambient të pastër.

 Këtij aksioni iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili mori pjesë në pastrimin në zonën e Bregut të Lumit, prej ku falënderoi të gjithë qytetarët që u bënë pjesë. “Jam shumë i lumtur sot që në të gjithë Tiranën  qytetarët na janë përgjigjur për aksionin e fund-vitit. Siç sillemi në shtëpitë tona, që duam të na gjejë viti I ri pastër, ashtu sillemi edhe në Tiranë, duam që ta gjejë shtëpinë tonë të madhe, Viti i Ri pastër dhe kjo ndoshta është vetëm fabula e këtij pastrimi por lajmi i mirë është që ne kemi bërë shumë progres në dy vitet e fundit”, tha Veliaj.

 Nga 300 pika problematike dy vite më parë, falë reformimit të gjithë sistemit të pastrimit sot në kryeqytet janë vetëm 30 pika që kanë nevojë për ndërhyrje. Kreu i Bashkisë theksoi se puna më e madhe dhe e vështirë është emancipimi i qytetarëve për t’u kujdesur për ambientin përreth dhe për të mbajtur pastër mjedisin. “Në qoftë se në fillim fare ne kemi identifikuar rreth 300 hot spote, vatra e qendra problematike në Tiranë, sot situata është dita me natën. Sot kemi vetëm 30. Jemi fokusuar në këto 30 vatra papastërtish, kryesisht prej neglizhencës të cilët edhe pse i kanë koshat afërt, prapë preferojnë t’i hedhin diku tjetër për punë 10-15 metrash. Ne mund të shtrojmë rrugë me qindra kilometra, por 10 centimetrat që kemi nga një vesh tek tjetri, e vlerave tona, e ndjesisë tonë komunitare ato janë distancat më të vështira për t’u shtruar. Ndaj besoj që puna më e madhe nuk do jetë vetëm tek pastrimi por tek emancipimi”, deklaroi ai.

Veliaj siguroi qytetarët e Tiranës se 2018 do të jetë viti më i pastër në historinë e kryeqytetit, ndërsa bëri të ditur se shërbimi i pastrimit do të shtrihet edhe në shumë zona të tjera në periferi. “Do të kemi një mikromenaxhim edhe në nivel të njësive administrative të të gjithë kontratave të pastrimit dhe më vjen mirë që kompania jonë publike, jo vetëm ka bërë një punë më të mirë, por ka detyruar edhe privatët që kanë zonat më periferike që të rrisin nivelin. Sigurisht,  ky ka qenë edhe një vit ku kemi penalizuar shumë kompani të cilat nuk kanë bërë punën e duhur dhe kjo është arsyeja pse nuk do pastrojmë më Tiranën në vitin 2018. Në këto zona periferike, ne do të shtrijmë zgjerimin e kompanisë sonë publike dhe do të sigurohemi që me të njëjtin standard që pastrohet qendra e Tiranës, të pastrohet edhe periferia”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Next Post
Planifikonte sulm terrorist për Krishtlindje, FBI arreston ish-marinsin amerikan

Planifikonte sulm terrorist për Krishtlindje, FBI arreston ish-marinsin amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com