Aksioni për të mbjellë 100 mijë pemë deri në 21 mars që përkon dhe me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve është futur tashmë në një fazë intensive. Pothuaj në çdo lagje të kryeqytetit, banorët sëbashku me administratorët e pallatit të zgjedhur nga ata vetë, kanë mbjellë përpara oborrit të pallatit të tyre fidanë të rinj duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të pallatit ku jetojnë, por në të njëjtën kohë duke krijuar një ambient më të shëndetshëm për ta dhe për fëmijët edhe për vitet e ardhshme.
Siç mund të shihni edhe nga këto foto, banorët e pallatit Nr. 80 në rrugën “Marie Kraja” në Kashar me administrator Dhimitër Nuko; banorët e Pallatit Nr. 11 në rrugën e “Barrikadave”; banorët përballë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet etj, kanë zgjedhur që t’i bashkohen nismën së Bashkisë së Tiranës “Dhuro një pemë “ duke kontribuar për gjelbërimin e qytetit.
Duket se tashmë qytetarët e Tiranës janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e aksioneve për mbjelljen e pemëve, si një mundësi për të jetuar shëndetshëm.