Nëna Natalie, pavarësisht se ka dyfishin e moshës së dy vajzave të saj Jazmyne, 21 vjeçe dhe Tamika, 19 vjeçe, ato janë treshja bionde që zakonisht i ngatërrojnë për motra. “Daily Mail Australia” shkruan se ato janë gjithashtu edhe 3 mike shumë të mira. Kur shumica e vajzave turpërohen që të përqafojnë nënën kur arrijnë moshën e adoleshencës, këto dy vajza e shijojnë shoqërinë e zonjës Wardell, pavarësisht komenteve mbi ngjashmërinë e tyre.
“Njerëzit na pyesin nëse ne jemi motra. Madje disa më thonë nëse Jazmyne është nëna, pasi ajo është pak më e shëndetshme dhe e shkurtër”, ka thënë nëna, ndërsa janë bërë pjesë e të gjitha mediave falë ngjashmërisë së tyre.