Ai njihet edhe si “Hugh Hefner” i Australisë. Por tani Travers Beynon është nën akuzë nga vjehrri dhe vjehrra, të cilët janë të shqetësuar se nipat dhe mbesat e tyre po rriten në një shtëpi, e cila është kthyer në një vend festash të çmendura erotike.
Beynon, miliarder duhani, është bërë i famshëm pasi tregon në Instagram foto nga jeta e tij e çmendur. Ai jeton në një vilë që kushton 3.7 milionë dollarë. Beynon është i martuar me Taeshan dhe ka katër fëmijë.
Gjyshërit e fëmijëve thonë se ata nuk janë lejuar t’i takojnë kurrë. Taesha po ashtu nuk i takon prindërit e saj. Taesha është gruaja e ligjshme e Baynon, por krevatin me të e ndajnë dhjetëra femra seksi.