Në prag të vitit të ri akademik, një prej simboleve të kryeqytetit sikurse është godina e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” po merr shkëlqimin që meriton.
Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës po punojnë për t’i dhënë hijeshinë që meriton një prej simboleve të dijes, ndërsa nëpërmjet metodave të reja të pastrimit, është mundësuar heqja e shkrimeve në të gjitha ambientet e jashtme.
Gjithashtu, po punohet dhe për sistemimin e ambienteve përreth, ndriçimin si dhe për shtimin e gjelbërimit duke i dhënë një tjetër pamje jo vetëm godinës, por edhe gjithë sheshit.















