• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Në një dhomë 16 metër katrorë me një dritare të vogël për dritë, si jetonin skllevërit në Pompei

by Java News
07/11/2021 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dhomë krejtësisht e paprekur në të cilën jetonin skllevër është zbuluar në një periferi të qytetit antik romak të Pompeit. Tre shtretër druri, një tenxhere për gatim dhe një sënduk prej druri që përmbante sende metalike dhe pëlhure ishin ndër objektet e gjetura në dhomat e ngushta të banimit të asaj që mendohet se ishte një vilë e madhe në Civita Giuliana, rreth 700 metra në veri-perëndim të mureve të qytetit të Pompeit.

Zbulimi vjen pothuajse një vit pasi eshtrat e dy viktimave të shpërthimit të malit të Vezuvit, që besohet të kenë qenë një skllav dhe pronari i tij, u gjetën në të njëjtën vilë.

Një bosht karroce u gjet gjithashtu në dhomë, për të cilën arkeologët thanë se kishte shërbyer si banesa modeste ndoshta, e një familjeje të vogël skllevërish që kryente punën e përditshme në vilë, duke përfshirë përgatitjen dhe mirëmbajtjen e karrocës.

E vetmja dritë natyrale në hapësirën prej 16 metrash katrorë vinte nga një dritare e vogël e sipërme dhe nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë dekorim muri.

Gabriel Zuchtriegel, drejtor i parkut arkeologjik të Pompeit tha se zbulimi ishte “i jashtëzakonshëm”, veçanërisht pasi jep një pasqyrë të rrallë “në realitetin e pasigurt të skllevërve që rrallë shfaqen në burimet historike, të cilat janë shkruar pothuajse ekskluzivisht nga njerëz që i përkasin elitës”. .

Nën shtretër u gjetën disa objekte personale, duke përfshirë amfora të mëdha, të përdorura për ruajtjen e sendeve personale dhe kana qeramike. Tre shtretërit, njëri prej të cilëve me përmasa për një fëmijë ishin bërë me litar dhe dërrasa druri.

“Ajo që bie në sy është natyra e ngushtë dhe e pasigurt e kësaj dhome, e cila është diçka mes një konvikti dhe një dhome magazinimi. Është sigurisht një nga zbulimet më emocionuese të jetës sime si arkeolog, edhe pa praninë e “thesareve” të mëdha. Thesari i vërtetë këtu është përvoja njerëzore – në këtë rast e anëtarëve më të cenueshëm të shoqërisë së lashtë – për të cilën kjo dhomë është një dëshmi unike”, tha Zuchtriegel.

Gërmimet në vendin e vilës Civita Giuliana filluan në vitin 2017 dhe në të janë gjetur disa relike, duke përfshirë një karrocë ceremoniale dhe një stallë që përmban eshtrat e tre kuajve të shfrytëzuar për punë në bujqësi dhe transport. Në maj, tre afreske të grabitura nga vila në vitin 2012 u kthyen në parkun arkeologjik.

Veç tyre, i rindërtuan nga skeletet e mbetura dy viktimat e Vezuvit, të gjetura në vilë nëntorin e kaluar. Dy burrat, të shtrirë afër njëri-tjetrit besohet se i kanë shpëtuar fazës fillestare të shpërthimit, kur qyteti u mbulua me hirin vullkanik dhe shtuf, vetëm për t’u vrarë nga një shpërthim tjetër i vullkanit pak orë më vonë.

Ekspertët thanë se i riu, i cili ndoshta ishte midis 18 dhe 25 vjeç kishte disa rruaza të ngjeshura të shtyllës kurrizore, gjë që i bëri ata të besonin se ai ishte një punëtor krahu, ose skllav. Burri tjetër, i moshës midis 30 dhe 40 vjeç kishte një strukturë kockore më të fortë, veçanërisht rreth gjoksit të tij dhe kishte veshur një tunikë. Ata u gjetën të shtrirë në atë që do të kishte qenë një korridor në vilë.

Në gusht, mbetjet pjesërisht të mumifikuara, duke përfshirë flokët dhe kockat, të një ish-skllavi që u ngjit në rangjet shoqërore u gjetën në një varr në nekropolin e Porta Sarno, një nga portat kryesore në Pompei. Varri besohet se daton një dekadë para se qyteti të shkatërrohej nga shpërthimi i malit Vezuv.

Muajin e kaluar, mbetjet pjesërisht të gjymtuara të një njeriu të varrosur nga shpërthimi u gjetën në atë që dikur ka qenë plazhi në Herculaneum, qyteti antik romak disa milje në veri të Pompeit. Arkeologët thanë se burri, që besohet të ketë qenë midis 40 dhe 45 vjeç, u vra vetëm disa hapa larg ujit, ndërsa u përpoq të ikte nga shpërthimi vullkanik./m.j

Në një dhomë 16 metër katrorë me një dritare

 

Next Post
Tradhëtoi bashkëshorten/ Përballja publike: Kë ke grua ti, mua apo Donikën

Tradhëtoi bashkëshorten/ Përballja publike: Kë ke grua ti, mua apo Donikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In