• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FOTOT/ Në fshatin e veçantë të presidentit

by A R
01/05/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një godinë e madhe tre katëshe që duket e lyer dhe në gjendje të mirë të tërheq vëmendjen. Është shkollë në të vërtetë por ka disa funksione. Fshati ka një lokal. U prezantuam që ishim gazetarë dhe u ulëm të mblidhnim veten. Nuk na besuan, u stepën. Një fytyrë iu vinte, një iu ikte. Na morën edhe për spiunë…”

Ai foli për fshatin e tij në ato pak fjali kur sapo u votua si president i ri i Republikës në Parlament. Në një moment ndoshta spontan siç edhe vetë tha në një fjalim të papërgatitur gjuha shkoi në fshatin e tij të lindjes.

Të veshur me këtë kuriozitet vendosëm që në Tiranapost.al të sjellim një reportazh për fshatin e Presidentit.

Ora 9:00 nisja nga Tirana. Pyetëm për vendin dhe na thanë se rruga për në Çepan ishte e largët. Asnjë gazetar nuk kishte shkuar deri tani!

Deri në Berat rruga eci shpejt. Kthesat gjarpëruese të Poliçanit deri në Çorovodë na lodhën. Rruga ishte e mirë, në ndonjë vend edhe më dhëmbë. Çorovoda e varfër, po ama ngjyrat e qendrës e bënin të dukej sikur buzëqeshte.

Tek një supermarket marrim ndonjë gjë për mëngjes, pyesim dhe shitësen për të na treguar rrugën për në Çepan.

-Sipër qytetit, vetëm ndiqni asfaltin. Është ca larg, rruga e mirë deri në një pikë, – na tregon një grua me të bijën. Kjo e fundit nënvizon se turistët që shkojnë tek kanionet kanë detyruar qeverinë t’i kushtojë kujdes rrugës.

Osumit na ndiqte kudo! Ishte pjesa më e bukur. Kanionet na detyruan të ndalonim të bënim dy selfie. Një çift turistësh gjerman ishin të magjepsur. Me hartë në dorë dhe një automjet fuoristradë kishin plan të shëtisnin gjithë zonën.

Ec e s’ka të sosur. Arrijmë tek “Ura e Dervish Muhametit Hasanaj”. Grupe njerëzish kishin shkuar për piknik, të rinjtë bënin foto.

Një çift që po bënte petulla, na udhërrëfejnë:

-Ndiqni rrugën, ka tabelë aty që e tregon…

Pas 30 minutash shikojmë tabelën që na drejtonte për tek fshati i Presidentit. Në fillim rruga na gënjeu, pak metra ishte e shtruar me asfalt. Me pas rruga të kujtonte atë shprehjen “Ku ha pula gurë”.

Ishte e pamundur të vazhdonim me makinë deri në Çepan. Pasi kaluam dhe rezervuarin e fshatit Rog, freksioni i makinës po nxehej. Era e djegur na kujtoi se duhet ta linim me aq dhe të vazhdonim pjesën e mbetur në këmbë. Ishte dërrmuese në fakt! Por ja dolëm të kapim një furgon për në fshat.

-Kur vjen Iliri këtej, i lë policët poshtë te rruga. Nuk ka frikë… Monika nuk ka ardhur, na tregon shoferi!Në furgon mësuam se hera e fundit që Ilir Meta ishte ngjitur në fshat ishte në tetor.

-Ja erdhëm, ky është fshati i Ilirit. Kaq është. 30 familje janë gjithsej!

Një godinë e madhe tre katëshe që duket e lyer dhe në gjendje të mirë të tërheq vëmendjen. Është shkollë në të vërtetë por ka disa funksione. Në katin e parë ishte përshtatur sallë për dasma, në të dytën shkolla 9-vjeçare. Kati i tretë ishte komunë (njësi administrative).

Një rrugë e tre punë! Duhet ta kenë në gjak këtë variantin me shumë opsione, – i them Erionit kolegut tim që më shoqëroi në këtë udhëtim.

Në hyrje të fshatit ishte shtëpia e Presidentit të ri. Nuk i kishte vënë dorë nga jashtë, dukej e vjetruar. Qendra shëndetësore është një ngrehinë.

Në qendër të fshatit një burrë po priste një porosi me furgonin.

-Ky është kryeplaku, -na tregon një djalë aty.

-Jo jo ka dhënë dorëheqjen. Kishte frikë se futej në burg nga kanabisi, ja kthen një tjetër!

Fshati ka një lokal. Shkojmë drejt tij. Tre burra, bashkë me pronarin ishin ulur dhe po pinin birra.

U prezantuam që ishim gazetarë dhe u ulëm të mblidhnim veten. Nuk na besuan, u stepën. Një fytyrë iu vinte, një iu ikte. Një ditë më parë në zonë ishte zhvilluar operacioni anti-kanabis.  Kjo ndoshta bënte që të na shihnin me dyshim. Madje na morën edhe për spiunë.

Vetëm pasi erdhi u ul me ne shoferi i furgonit, atëherë sikur u qetësuan disi, por në asnjë moment nuk u treguan të lirshëm. Ishin të gjithë diskretë dhe me paranojën se nuk duhet të flasësh sot për askënd dhe për asgjë, se nuk i dihet!-Aman, se na hapni probleme. Kaq jemi ne këtu. Nuk duam probleme me njeri.

Bëmë biseda të përgjithshme. Për shembull faktin që ishte bërë krushqi në Dibër tradicionalisht, ashtu si Presidenti.

Në shtëpinë e lindjes së Presidentit jeton xhaxhai dhe familja e tij. Sa për banorët e tjerë që ishin një dorë siç e përmendem, 30 familje.

Ata nuk ishin të lumtur as kur Ilir Meta ishte kryetar Kuvendi, as tani President. Për ta asgjë nuk ndryshonte. Pa dyshim votonin LSI-në po pa shumë ëndrra dhe emocione. Me qetësi dhe dashuri, fiks si në fshatin e Presidentit Ilir Meta! (Tiranapost.al)

Next Post
Ristani ka vetëm një kritikë për Bashën: Nuk po përdor çdo lloj mjeti për rrëzimin e Ramës

"Këto janë kërcitjet e fundit..." Ristani u përgjigjet kritikëve të bojkotit në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

January 10, 2026
Rasti “Veliaj”/ European Business Magazine: Pse Brukseli duhet të insistojë në llogaridhënie! Procesi i rregullt ligjor, hap kyç

Rasti “Veliaj”/ European Business Magazine: Pse Brukseli duhet të insistojë në llogaridhënie! Procesi i rregullt ligjor, hap kyç

January 10, 2026
Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin

Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin

January 10, 2026
“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

January 10, 2026
Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

January 10, 2026
Fluks i pazakontë në pediatri, urgjencat e lagjeve janë bosh. Prindërit kanë mungesë besimi apo informacioni?

Në QSUT shkojnë mbi 200 urgjenca në 24 orë, infektimet drejt pikut edhe tek të vegjlit

January 10, 2026
“Po bëhen gati grup-kapitujt që do mbyllen”, zv.ministri i Ekonomisë: Ndryshim rrënjësor i praktikave të deritanishme

“Po bëhen gati grup-kapitujt që do mbyllen”, zv.ministri i Ekonomisë: Ndryshim rrënjësor i praktikave të deritanishme

January 10, 2026
Ministrat vizituan banorët në zonat e përmbytura/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

Ministrat vizituan banorët në zonat e përmbytura/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

January 10, 2026
I dënuar me 6 vite heqje lirie dhe u arratis nga burgu, ekstradohet nga Gjermania 51 vjeçari

I dënuar me 6 vite heqje lirie dhe u arratis nga burgu, ekstradohet nga Gjermania 51 vjeçari

January 10, 2026
Kush është Can Yaman, u arrestua në Turqi pas një hetimi për trafik droge! Ish-avokati që u bë aktori më i famshëm turk..

Kush është Can Yaman, u arrestua në Turqi pas një hetimi për trafik droge! Ish-avokati që u bë aktori më i famshëm turk..

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In