• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Në Bruksel po gatuhet muzika e legjenda më e bukur shqiptare

by Java News
14/03/2018 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një nga kryqytetet evropiane luhet muzikë shqiptare? Oh, po ky nuk është fare lajm. Ka ndodhur e do ndodhë. Javë për javë këngëtarët nisen për turne e mbledhin me këngë e valle shqiptarët që jetojnë jashtë.

Në një nga kryeqytetet evropiane, luhet muzikë klasike shqiptare nga më të mirët instrumentistë e rrëfehen legjenda rrënjësh shqiptare? Ky po që është lajm dhe nga ata të mirët, që të bëjnë sy e veshë. Në mes të Belgjikës, mu në Konservatorin Mbretëror të Brukselit, të dielën, ata që do kenë rastin të ndodhen aty e të përjetojnë një ngjarje të rrallë kulturore, nën emrin “Muzikë & Mitologji” duhet të ndihen vërtet me fat. Pse? Sepse ndodh për herë të parë që katër artistë të vlerësuar e duartrokitur në skenat më të mira të botës, mblidhen bashkë e frymojnë kulturë shqiptare në Bruksel.
Nuk po e ekzagjerojmë nëse këto rreshta mund t’ju duken ekzaltuese me tepri. Ka arsye. Po, sepse nuk po flasim thjesht një koncert të muzikës klasike. Nuk do të jetë aspak vetëm kështu, por një ndërthurje legjendash e mitesh shqiptare me muzikën klasikë shqiptare.

Çfarë legjendash?
Nga ato të lashtat e të mprehtat, që toka jonë i ka pjellë në shekuj me tepri. Legjenda të vërteta, që shkrimtari dhe akademiku që jeton prej vitesh në Bruksel, Safet Kryemadhi, ka përmbledhur e përkthyer për lexuesit francezë. Kjo përmbledhje u botua në vitin 2015, nën titullin “Légendes, fables et contes albanais” (Legjenda, fabula dhe tregime shqiptare). Pikërisht disa prej tyre janë përshtatur prej tij për recitim gjatë kësaj shfaqjeje.
Pas kësaj iniciative qëndron solisti i mirënjohur në skenën ndërkombëtare, Olsi Leka, violonçel i parë i Orkestrës Kombëtare Belge si dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Bashkë me të luan pianisti dhe dirigjenti tashmë i njohur Desar Sulejmani, i cili drejton disa orkestra dhe kore në Gjermani e jashtë saj. Sopranoja lirike Blerta Zhegu, që ka performuar gjerësisht në sallat më serioze në Itali dhe në Francë dhe padyshim pjesë e telenteve të reja në ngjitje në skenën internacionale, do të jetë gjithashtu pjesë e shfaqjes. Dhe ajo që do t’i japë nervin të gjithës, interpretuesja e legjendave, aktorja Anila Dervishi, e diplomuar në Akademine e Arteve në Tiranë, para se të largohej për në Belgjikë shumë vite më parë. Pas shumë shfaqjesh të suksesshme në disa nga skenat më të njohura të Evropës, ajo ka shkëlqyer në Paris me një seri shfaqjesh me pjesën teatrale “Je ne suis pas une Arme de Guerre” (Nuk jam armë lufte).

Të katërt këta artistë do t’i japin formën e shpirtin shfaqjes “Muzikë & Mitologji”, që ndodh për herë të parë në Bruksel, ku muzikë shqiptare mund të gjesh me shumicë. Por legjendat dhe muzika klasike shqiptare do dashurohen kështu vetëm të dielën, më 18 mars 2018, në orën 19.00, në Konservatorin Mbretëror të Brukselit. Hë pra, a nuk ju thamë që janë me fat ata që do ta shijojnë?/MA.ME

Next Post
FOTOT/ Dita e Verës, ‘gara’ e urimeve mes politikanëve nga Tirana për Elbasanin

FOTOT/ Dita e Verës, 'gara' e urimeve mes politikanëve nga Tirana për Elbasanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

August 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

August 21, 2026
Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

August 21, 2026
Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

August 21, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Vizita e Mickoskit dhe mungesa e himnit / Martin Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

August 21, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

Ethet e gushtit në PS, Rama mbledh ministrat në Pogradec: “Prova” dhe sinjalet për 6 ndryshime në Qeveri?

August 21, 2026
Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

August 21, 2026
Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

August 21, 2026
Karakaçi: Shqipëria instalon 600 MW kapacitete të energjisë së rinovueshme

Karakaçi: Shqipëria instalon 600 MW kapacitete të energjisë së rinovueshme

August 21, 2026
Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com