• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Ndahen çmimet Pulitzer, vlerësohen dy gazetarë të burgosur në Myanmar

by Java News
16/04/2019 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Nju Jork të SHBA-së janë shpallur pasditen e së hënës fituesit e çmimit Pulitzer. Një nga çmimet me prestigjioze në botën e medias dhe një nga vlerësimet më të larta që mund t’i jepet një gazetari. Çmimet u dhanë në 14 kategori apo zhanera të gazetarisë që nga raportimi investigativ, ai kritik dhe deri tek fotografia për lajmin e fundit.

Pulitzer janë dhënë edhe për zhanera të dramës, poezisë dhe muzikës. Këtë vit u dhanë gjithashtu edhe dy çmime të veçanta Pulitzer, i pari për redaksinë e gazetës Capital në Annapolis të Maryland-it, për mbulimin kurajoz të lajmit për të shtënat me armë në newsroom-in e kësaj gazete, nga ku 5 gazetarë prej stafit mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën nga një person i armatosur. Ngjarja në Qershor 2018 tronditi SHBA si një nga krimet më të rënda ndaj gazetarëve në historinë e Amerikës. Ndërsa redaksia demonstroi përkushtim të palëkundur duke raportuar për tragjedinë edhe pse në momente të vështira pikëllimi.

Redaksia e gazetës Capital në Maryland. 

Çmimi i dytë special Pultizer iu dedikua këngëtares Aretha Franklin për kontributin e saj të pashlyeshëm në muzikën dhe kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada. Franklin ndërroi jetë vjet në 16 gusht në moshën 76-vjeçare.


Aretha Franklin

Çmimet u prezantuan nga Administratorja e Pulitzer Dana Canedy dje nga Universiteti Kolumbia, Shkolla e Gazetarisë. Dy reporterë të Reuters të cilët janë të arrestuar dhe ndodhen në një qeli në Myanmar gjithashtu u vlerësuan me çmimin Pulitzer për raportimin ndërkombëtar. Dy reporterët Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo janë duke vuajtur një dënim prej 7 vitesh në një burg në Myanmar për “nxjerrje të sekretit shtetëror”.

Dy gazetarët e Reuters Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo

 

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Vrasësi adoleshent i gjyshërve del para gjykatës

FOTOT/ Vrasësi adoleshent i gjyshërve del para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In