Mes dhimbjes për humbjen e më të dashurve, mes frikës nga lëkundjet sizmike që nuk janë ndalur, ca në cadra, e shumica nëpër rrugë, mbuluar me c’të mundnin. Kështu ka kaluar nata e para pas tërmetit për banorët e prekur në Itali.
Gjatë gjithë natës në provincën e Rietit, Amatrice, Accumoli, dhe Arquata del Tronto pamja ka qenë më shumë se trishtuese.
Ndërkohë që ekipet vazhdonin operacionin e shpëtimit, banorët e mbijetuar prisnin me ankth, shkruan panorama.