• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ “Murgeshë vrasëse”, maska silikoni e armë, lidhja e shqiptarit me vrasjet mafioze në Greqi e Mal të Zi

by Java News
18/01/2024 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Panajot Xhaja, i riu shqiptar i arrestuar në Mal të Zi pak muaj më parë, dyshohet se është përfshirë në vrasjen e dy mafiozëve grekë Yannis Skaftouros në maj 2022 në Dervenochoria dhe Vassilis Roubetis në qershor 2023 në Korydallos.

26-vjeçari nga Dimali dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas gjeorgjianë, rusë dhe armenë, ka kryer disa vrasje në Greqi e Mal të Zi.

Më 14 tetor 2023, Xhaja u arrestua nga policia malazeze në pikën kufitare Sukobin, pasi bashkë me dy armenë dhe një grek kishte planifikuar një vrasje në Budva. Personi që thuhet se ka qenë objektivi, si dhe miqtë e tij prej vitesh janë të lidhur me klanin e beogradasit Luka Bojovic dhe me klanin Škaljar në Mal të Zi. Ky person me origjinë nga Budva në verën e vitit 2018 dyshohet se ishte shënjestër e një sulmi me një anëtar të rangut të lartë të klanit nga Tivari, por policia e prishën planin mafioz.

Bashkë me shqiptarin, asokohe u arrestua edhe shtetasi armen Artyom Mnatsakanyijan, ndërsa u shpall në kërkim një shtetas grek me inicialet P.V. Policia kishte informacione rreth 15 ditë më parë se po përgatitej një vrasje në Budva dhe për shkak të këtij informacioni kishin intensifikuar kontrollet policore për anëtarët e grupeve të organizuara kriminale dhe personave të dyshimtë.

Në automjetin me të cilin po lëvizte shqiptari dhe dy bashkëpunëtorët e tij u gjetën dy pistoleta ‘glok’ me nga 19 copë municion secila, një pistoletë automatike ‘scorpion’ me silenciator dhe 17 copë fishekë, dy maska ​​silikoni, si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Ndër postimet e shqiptarit në rrjetet sociale, bie në sy një “murgeshë” vrasëse./m.j

Next Post
Dhunuan Açkën, Kulluri: Bardhi e Noka kanë probleme mendore, të vizitohen te Pampuri se është psikologe!

U dhunua nga Bardhi e Noka, reagon Açka: Jam terrorizuar si kryetare e Komisionit. Jam deputete dhe jo një grua që u ankua...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com