• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Mrekullia e largët gjeologjike që mund të jetë origjina e njerëzimit

by Java News
03/06/2023 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masivi shkëmbor Ennedi në Afrikë, përmban një numër të jashtëzakonshëm veprash të artit parahistorik, mirëpo kjo mrekulli gjeologjike njihet shumë pak në botë.

Gjatë miliona viteve, era dhe shiu e kanë skalitur këtë masiv që gjendet në cepin e largët verilindor të Çadit, ndërsa njerëzit e lashtë e kanë dekoruar këtë peizazh, duke pikturuar dhe gdhendur mijëra imazhe në shkëmb. Arritja në këtë rajon nuk është aspak e lehtë, pasi vizitorëve u duhet të kalojnë 1000 km rrugë me gropa nga kryeqyteti N’Djamena dhe përmes Saharasë. Për shkak të largësisë dhe faktit që Çadi deri vonë ka vuajtur nga konfliktet e dhunshme, turistët nuk kanë guxuar të shkojnë dhe të eksplorojnë vendin. Pak shkencëtarë kanë qenë në gjendje të mbërrijnë në këtë vend unik, ndaj besohet se 75% e masivit ende nuk është studiuar.

Megjithatë, ata që vendosin të bëjnë këtë udhëtim, do të kenë mundësi të admirojnë pikturat e pothuajse çdo shpelle. Edhe pse nuk janë aq të vjetra sa ato në Lascaux të Francës ose piktura 45.500-vjeçare e derrit të Indonezisë, shumë prej tyre datojnë në mijëvjeçarin e 6-të p.e.s dhe zbulojnë historinë e shkretëtirës më të madhe e më të nxehtë në botë.

Në vitin 2016, Ennedi u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Menjëherë pas kësaj, u klasifikua si një Rezervat Natyror dhe Kulturor, si dhe u mor nën mbrojtjen e organizatës jofitimprurëse të ruajtjes së Parqeve Afrikane. Në fillim të këtij viti, nisi gjithashtu një studim arkeologjik që do të analizojë jo vetëm artin shkëmbor, por gjithashtu do të hetojë tokën përreth për të studiuar mbetjet qeramike, polenin e bimëve dhe kockat e kafshëve që janë zbuluar aty herë pas here. Në vitin 2001, një kafkë e fosilizuar shtatë milionë vjeçare, me nofkën Toumaï, u zbulua në perëndim të Ennedit. Mbetjet ishin shumë më të vjetra se skeleti i famshëm i Etiopisë, “Lucy”, duke bërë që disa njerëz të besonin se Çadi mund të ishte origjina e njerëzimit.

Arti shkëmbor i Enned-it zbulon ndryshimet që kanë ndodhur gjatë mijëvjeçarëve në këtë tokë. Ashtu si e gjithë Saharaja, zona dikur ishte e gjelbëruar dhe me liqene. Shumë njerëz kanë jetuar dikur aty, ndërsa tani shumë pak ia dalin të përshtaten. Megjithatë, Enned-i mbetet i njohur si “Edeni i Saharasë”, sepse bie më shumë shi se në pjesën tjetër të shkretëtirës.

Gdhendjet në masivin e Enned-it janë të ndryshme: kafshë, bimë, por edhe njerëz. Ajo që bie në sy është se ato janë pikturuar në lartësi të konsiderueshme që duket e vështirë të jetë bërë nga njerëzit e asaj kohe. Vendasit për këtë mendojnë se nuk janë vizatime të bëra nga njerëzit, por nga xhindet, shpirtrat e këqij. Ndryshe nga vendet e tjera të braktisura në Sahara, njerëzit kanë jetuar vazhdimisht këtu që nga koha e neolitit, ndaj ka shumëllojshmëri pikturash, pasi mund të jenë mbivendosur mbi njëra-tjetrën.

Organizata e ndryshme dhe arkeologët po përpiqen të edukojnë banorët vendas për rëndësinë historike të pikturave dhe t’i ndërgjegjësojnë ato të mos i dëmtojnë. Po ashtu, po punohet shumë që kjo mrekulli afrikane të bëhet më e arritshme për turistët në mbarë botën.

Next Post
“Hetimi vazhdon”/ Helmimi i 30 banorëve në Bulqizë, reagimi i Policisë: Pasi u trajtuan për ndihmë mjekësore, janë larguar…!

"Hetimi vazhdon"/ Helmimi i 30 banorëve në Bulqizë, reagimi i Policisë: Pasi u trajtuan për ndihmë mjekësore, janë larguar...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com