Replikat e forta mes deputetëve Ervin Salianji dhe Pjerin Ndreu kanë çliruar mjaft sarkazëm në faqet e njohura të humorit. Disa nga meme-t më pikante, do të mund t’i ndiqni në galerinë tonë virtuale. Më herët në Komisionin e Sigurisë ka pasur debate të forta mes deputetëve. Ka qënë një pyetje e deputetit Salianji për ministren Xhaçka lidhur me buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes e cila ka shkaktuar debatet. Dy deputetët e PS-së, Sterkaj dhe Ndreu e kanë quajtur provokator Salianjin, duke i thënë “ti do rrahur”.