Moratoriumi i gjuetisë në Shqipëri ka dhënë frytet e veta.
Kamerat kurth të vendosur në pyjet e te Llogarasë dhe Karaburunit kohët e fundit kanë kapur kafshë që pak vite më parë ishin zhdukur nga vendi jonë.
Derri i egër, sorkadhja, ujqit dhe shumë kafshë të tjera janë kthyer në habitatin shqiptar.
Ajo që i shqetëson me tepër ekspertët është shfarosja që po i bëhet shqiponjës, simbolit kombëtar të vendit tonë.
Në lidhje me këtë problem kanë ngritur alarmin edhe mediat botërore./Gazeta Express
/a.m.