Ajo njihet si vajza e motit dhe si një nga figurat më të bukura të ekranit shqiptar por mesa duket karrierën e saj do e çojë në një tjetër stad, në atë të politikës. Është fjala për Floriana Garon, moderatoren e “Jo vetëm modë” e përfolur gjithashtu për ndarjen nga biznesmeni Tedi Ngjela. Sipas burimeve të newsbomb.al, Garo është thirrur nga kreu i PD-së Lulzim Basha, me aprovimin edhe të ish-liderit Sali Berisha për të kandiduar si deputete në zgjedhjet e përgjithshme. Mësohet se moderatores i është propozuar të jetë në listën e Tiranës dhe nëse Garo pranon me gjasë, do të jetë deputetja e re e Qarkut të Tiranës pasi do jetë e treta në listën e kandidatëve.
MA.ME