• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Modelja pranon paratë e pista të vëllait mafioz, që paguhej në burg për të sulmuar anëtarët e bandave

by Java News
17/11/2022 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punonjëse e shëndetit mendor e gjithashtu modele e rrjeteve sociale është arrestuar në Britani pasi ka pranuar 2000 paundë para të pista nga gjysmë-vëllai i saj i burgosur, për sulmin me thikë ndaj një kreu të botës lokale të mafias.

26 vjeçarja Kelsey Rayne, nënë e një fëmije, ka marra dy pagesa nga gjysmëvëllai i saj Gary Moody i cili ishte rekrutuar për të prerë në fytyrë kreun e drogave Christopher Zammit, gjatë orës së ajrimit në burg.

Në disa telefonata paniku Moody i thoshte Rayne se mund të mbante 500 paundë nga paratë e krimit, por pjesën tjetër duhet t’ia dërgonte një miku të familjes. Ndërsa duke përshkruar sulmin e kryer në burg, ai i thoshte: “Ata më vlerësuan për atë që bëra, ai e meritonte”.

Biondja Rayne u arrestua pas marrjes në pyetje të 37-vjeçarit Moody për sulmin në burgun e Manchester, në veri të Britanisë, dhe nisën të dyshonin për paratë që i ishin paguar Rayne për shitjen e një ore.

Në gjykatë u tha se i sulmuari, ish-roja i sigurisë Zammit, po kryen dënimin me dhjetë vjet për drejtimin e një bande drogash. Ai kishte refuzuar trajtimin mjekësor për plagën dhe as nuk pranonte pyetje për çështjen.

Ndërsa Rayne, nga Sunderland pranoi zotërimin e pronës kriminale dhe u dënua me një periudhë burgimi më pas të pezulluar.

Gjysmë vëllai i saj Moody është dënuar me burgim të përjetshëm në 2005 pas një grabitjeje të armatosur të tre studentëve dhe ka kryer një tjetër sulm të porositur brenda burgut në Durham, në 2007.

Prokurori Geoff Whelan, tha: “Më 12 prill 2020, Gary Moody sulmoi Christopher Zammit me mjet prerës në fytyrë gjatë ajrimit në burg. Zammit është një kriminel i njohur nga Salford dhe Moody iu afrua nga prapa dhe e preu në fytyrë”.

“Më 17 prill 2020, Moody i telefonoi gjysmë-motrës së tij të akuzuar për ta informuar se priste pagesën për ‘punën’ e kryer, pra për sulmin ndaj Zammit.

“Ai i tha se paratë do të paguheshin në llogarinë e saj së shpejti dhe i dha një numër ku të telefononte për ta informuar”.

“Pak më vonë £900 u paguan në llogarinë e Rayne por e akuzuara kishte thënë se priste më shumë. Më 23 prill edhe £1000 të tjera u paguan në llogarinë e saj”.

“Gjatë hetimeve ndaj Moody për sulmin ai tha se paratë ishin paguar te anëtarë të familjes së tij për shitjen e një ore”.

Por Rayne kur u thirr për t’u marrë në pyetje nga policia e  Manchester u tregoi se kishte shumë nevojë për para dhe se ishte një marrëdhënie abuzive, dhe me paratë do të gjente një akomodim për vete dhe djalin nëntë vjeçar. Ajo nuk ka dënime të mëparshme.

Rayne u dënua me gjashtë muaj burg të pezulluara dhe u urdhërua të kryejë 10 ditë rehabilitim dhe 60 orë punë të papaguar komunitare.

Gjkyatësja Suzanne Goddard i tha: “Kjo është një çështje shumë serioze dhe unë nuk e pranoj se ti nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte në të vërtetë.”/m.j

Next Post
“Nëse keni probleme hidhini në det”/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve, urdhrat e “kapos”: Arrestohen…!

“Nëse keni probleme hidhini në det”/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve, urdhrat e “kapos”: Arrestohen…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij! Më 27 prill nis gjyqi në themel në GJKKO

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In