Gjithkush që viziton Francën, dhe posaçërisht qytetin e Kanës, do të gjejë afishe në çdo rrugë për ndëshkime të ashpra financiare për këdo që ndot qytetin, apo zhurmon në rrugët e tij. Duke pasur parasysh që në Shqipëri përpiqemi të mbajme pastër vetëm shtepinë tonë dhe i hedhim akoma plehrat nga ballkoni ose nga dritarja e makines, Kana mund të jetë një shembull për t’u ndjekur. Gjobat janë: 180 euro nëse fik cigaren në rrugë, 180 euro nëse hedh kanaçen në rrugë, 180 euro nëse urinon në vende publike, 450 euro nëse qeni yt ndot ambientet publike dhe 350 euro gjobë nëse bën zhurmë dhe shqetëson të tjerët. Edukim nëpërmjet ndëshkimit të ashpër financiar nuk është një praktikë që nuk duhet marrë në konsideratë.
ma.me/javanews.al