Mari Ag është një oficiere patrullimi në Rio de Janeiro, Brazil, në një nga vendet më të rrezikshme në botë që ka rreth 60.000 vrasje në vit.
Ajo ka fituar shumë popullaritet me fotot më bikini që ka publikuar dhe një “lumë” propozimesh për martesë kanë vërshuar drejt saj.
30-vjeçarja, me format e saj bombastike ka tërhequr vëmendjen e shumë djemve, të cilët të mahnitur nga bukuria e saj i kanë dërguar mesazhe dashurie dhe propozime, shkruan lajmi.
Policja e tonifikuar vendosi të ndiqte një karrierë si oficiere policie kur ishte fëmijë, pasi donte të ndihmonte në mbrojtjen e komunitetit të saj nga kriminelët dhe bandat, që janë “aq të fuqishme dhe të tmerrshme në Brazil”.