Fotot e mëposhtme janë bërë gjatë një vizite të ministrit të Mbrojtjes të Greqisë, Panos Kamenos në ishujt Kastelorizo, Ro dhe Stroggyli në juglindje të Egjeut.
Ndër shoqëruesit e ministrit Kamenos në këtë vizitë, veç përfaqësuesve të Syrizas, janë edhe dy persona të quajtur Ilias Kasidiaris dhe Kristos Pappas,.
Ky i fundit, i njohur edhe në Shqipëri, ku e kanë marë të japë edhe intervista televizive.
Kasidiaris dhe Papas, janë përfaqësues të Agimit të Artë, por edhe admirues të Hitlerit.
Kasidiaris e ka svastikën naziste të bërë tatuazh në trup, kurse Papas, prej rinisë së hershme e shpreh adhurimin për Hitlerin dhe Rajhun e Tretë, madje duke vënë të përshëndesë si nazist edhe fëmijën, raporton DITA.
Kamenos ka qenë protagonist ditët e fundit i deklaratave dhe sjelljeve urrejtje-nxitëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Qëndrimet e tij krejt të pavenda dhe shpesh naive me sa duket e kanë një shpjegim. Shqiptarët kanë një shprehje: Më thuaj me kë rri, të të them se cili je.
Kasidiaris me tatuazh svastika, foto në të majtë
Kristos Papas me syze në të majtë
Kristos Papas duke adhuruar Hitlerin
Kasidiaris, i pari në të majtë