• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FOTOT/ “Mercedesi” më i shpejtë në botë

by
17/08/2015 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Daimler Benz Type 80” kishte potencialin për të qenë automobili më i shpejtë në botë. Ky superautomobil kishte motor 44.5-litërsh V12, të dizajnuar nga “Porsche” dhe të konstruktuar nga “Daimler Benz”. Por Lufta e Dytë Botërore bëri që automobili nuk hyri kurrë në funksion.

Në fund të viteve 1930, inxhinieria e automobilave garues në Gjermani ishte, nëse jo më e mira, ndër më të suksesshmet në botë. Gjermanët nuk ishin të parët vetëm në mbajtjen e rekordit të shpejtësisë që në atë kohë mbahej nga britanikët. Malcolm Campbell, Henry Segrave, George Eyston dhe John Cobb dominuan me automobilat e tyre në këtë sferë, shkruan sot “E Diela me Koha Ditore”.

Campbell ishte motorist anglez që rekordin për shpejtësi e arriti disa herë mes viteve ‘20 dhe ‘30 me automobilin e quajtur “Blue Bird”. Segrave ishte i njohur për shkak të tri rekordeve të shpejtësisë në tokë dhe një rekordi të shpejtësisë në ujë. Ai ishte personi i parë që me një automobil kaloi shpejtësinë prej 320 kilometrash në orë, transmeton Koha.net. George Eyston ishte garues britanik që po ashtu kishte thyer rekordin e shpejtësisë në vitet 1920-‘30. Cobb ishte një tjetër garues i njohur britanik që shkëlqeu me automobilat e tij të shpejtë. nercedesi1

Eyston dhe Cobb brenda viteve 1938-39 arritën të çonin rekordin e shpejtësisë nga 502.115 kilometra në orë në mbi 555 e deri në 575 km/ orë. “Bisha” Thunderbolt e Eystonit kishte dy motorë të aeroplanëve V12 me kapacitet total prej 73.2-litrash me më shumë se 5000 kuaj fuqi. Automobili peshonte mbi tre tonë dhe ishte më i gjatë se 8.5 metra.

Por Hans Stuck, një vozitës i njohur gjerman, mendoi se mund të krijonte automobil edhe më të mirë. Ai iu afrua Ferdinand Porsches, që u pajtua të krijonte një superautomobil për shpejtësi të jashtëzakonshme në rrugë, dhe më pas mori lejen për të marrë një motor të aeroplanëve – Damiler Benz DB 600. Seria e Daibler DB600 kishte motorë V12 dhe kompania pranoi që të krijonte automobilin për të thyer rekordin e shpejtësisë në një autostradë të Gjermanisë. Zgjedhja e lokacionit ishte qesharake, por Adolf Hitler në atë kohë për çështje politike donte që ky tentim të kishte të bënte vetëm me Gjermaninë

Next Post

Aksioni i policisë për ndërtimet e paligjshme, në 1 javë u proceduan 38 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten pasiguritë, gysma e kompanive ajrore europiane po shkurtojnë fluturimet

Rriten pasiguritë, gysma e kompanive ajrore europiane po shkurtojnë fluturimet

April 29, 2026
“11 Maji ka qenë masakër”, Lapaj: Kemi çuar fakte në SPAK dhe tek ndërkombëtarët

Nismë për referendum, “Shqipëria Bëhet” dorëzon kërkesën në KQZ për mbledhjen e 50.000 firmave

April 29, 2026
Ithtar i Shtetit Islamik, shqiptari pranon se përgatiti sulme terroriste kundër koncertit të Taylor Swift

Ithtar i Shtetit Islamik, shqiptari pranon se përgatiti sulme terroriste kundër koncertit të Taylor Swift

April 29, 2026
Vijon saga e ndryshimeve në radhët e Policisë, emërohen drejtues të rinj (EMRAT)

Vijon saga e ndryshimeve në radhët e Policisë, emërohen drejtues të rinj (EMRAT)

April 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

PS dhe PD në spiralen e cinizmit

April 29, 2026
Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës

April 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 30 prill 2026

April 29, 2026
Ngërçi pas mos zgjedhjes së Presidentit/ Kur do të mbahen zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë?

Ngërçi pas mos zgjedhjes së Presidentit/ Kur do të mbahen zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë?

April 29, 2026
Presidenti Vuçiç: Më thonin jam pro shqiptar, sepse nëna ime ka tradhtuar babain me një shqiptar

Presidenti Vuçiç: Më thonin jam pro shqiptar, sepse nëna ime ka tradhtuar babain me një shqiptar

April 29, 2026
Falja e borxheve dhe Paqja Fiskale, Malaj: Brenda muajit maj do kemi gati aktet nënligjore

Falja e borxheve dhe Paqja Fiskale, Malaj: Brenda muajit maj do kemi gati aktet nënligjore

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In